Google ne gjueti te perbindeshit te liqenit Loch Ness (Video) - Business Magazine Albania

Google ne gjueti te perbindeshit te liqenit Loch Ness (Video)


Google ka vene nen funksion te gjithe sistemin e saj te sateliteve dhe kamerat e perdorur per te ndertuar pamjet panoramike “Street View” per te kerkuar perbindeshin mitik, me shume gjasa jo ekzistent, te Lok Nesit.

Duke perdorur kamerat 360 gradeshe Google prodhoi nje harte te eksplorueshme 800 kembe nen uje ne liqenin e thelle Skocez.

Prezent gjate xhirimeve ishte edhe drejtuesi i projektit te Lok Nesit i cili pretendon se ka kapur personalisht mbi 1000 raste te shfaqjes se perbindeshit.

Lok Ness ka nje shtrirje gjeografike prej 23 miljesh dhe eshte liqeni me i madh ne Angli. Google raportoi se afro 200,000 kerkime realizohen çdo muaj ne kerkim te perbindesisht se Lok Nesit. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0