Një hetim është duke u zhvilluar në selinë e gjigandit të informatikës “Google” në Paris në kuadër të një hetimi për evazion fiskal, sipas burimesh policore, që konfirmojnë një lajm të gazetës “Le Parisien”.
Policët po zhvillojnë hetime në kuadër të një hetimi paraprak të hapur nga prokuroria kombëtare financiare.
Një burim pranë dosjes kishte njoftuar në shkurt se fisku francez pretendonte se kishte 1,6 miliardë euro taksa të papaguara nga gjigandi i teknologjisë, një shumë që ende nuk është konfirmuar nga ministria e Financave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto