Google lançon ML Hub për të ndihmuar zhvilluesit e AI të trajnojnë dhe shpërndajnë modelet e tyre - Business Magazine Albania

Google lançon ML Hub për të ndihmuar zhvilluesit e AI të trajnojnë dhe shpërndajnë modelet e tyre

Në konferencën e tij të zhvilluesve I/O, Google njoftoi ML Hub-in e tij të ri, një destinacion për zhvilluesit që duan të marrin më shumë udhëzime se si të trajnojnë dhe shpërndajnë modelet e tyre ML, pavarësisht nëse janë në fazat e hershme të tyre në karrierën e AI.

“Ne flasim për këtë koncept të demokratizimit të machine learning, duke e bërë atë më të aksesueshëm. Kështu, diçka për të cilën jemi shumë të lumtur është se Google ka një grup të gjerë teknologjish me burim të hapur, që mbulojnë asete të ndryshme. Ne duam ta bëjmë më të lehtë për të kuptuar se si përshtaten së bashku dhe në fakt i ndihmojnë njerëzit të ngrihen dhe të vrapojnë”, tha Alex Spinelli, VP i Google për menaxhimin e produkteve për machine learning.

Ideja është t’u jepet zhvilluesve një faqe, ku mund të shikojnë në thelb se çfarë modeli duan të gjenerojnë, bazuar në të dhënat që kanë dhe më pas të marrin udhëzime hap pas hapi, se si të mendojnë, duke vendosur ato modele.

Kompania po e lançon këtë platformë me një grup fillestar mjetesh që mbulojnë një sërë rastesh të përdorimit të zakonshëm, me plane për t’i përditësuar rregullisht ato dhe për të krijuar të reja në një ritëm të qëndrueshëm. Disa nga mjetet e hershme, mund t’i ndihmojnë zhvilluesit të ndërtojnë klasifikues tekstesh, duke përdorur Keras ose të marrin modele të mëdha gjuhësore dhe t’i ekzekutojnë ato në Android me Keras dhe TensorFlow Lite.

Siç vuri në dukje me të drejtë Spinelli, inteligjenca artificiale gjeneruese mund të jetë duke marrë të gjitha reklamat tani, por machine learning është një hapësirë e madhe që mbulon një gamë të gjerë të llojeve të modeleve dhe teknologjisë.

Lexo: Një guidë për të ‘lexuar’ midis nuancave të çdo emoji zemër

“Ka gjëra të mahnitshme që po ndodhin në sistemet e vizionit kompjuterik dhe të njohjes së fytyrës, po ashtu me rekomandimin dhe renditjen e rëndësisë së përmbajtjes e të gjitha këto gjëra. Ne me të vërtetë nuk duam të lëmë asgjë pas dhe duam të sigurohemi se mund t’i ndihmojmë zhvilluesit dhe studiuesit të kenë grupin e duhur të mjeteve dhe teknologjive për rastin e tyre të veçantë të përdorimit”, vuri në dukje Spinelli.

Sipas tij, fokusi është te burimi i hapur dhe ndërkohë që zhvilluesit mund t’i marrin këto teknologji dhe t’i ekzekutojnë në ambiente ose në çdo cloud, këto mjete të reja do të ofrojnë gjithashtu atë që ai e quajti “rrugë rrëshqitëse në Cloud-in e Google”. ” Por siç theksoi Spinelli, këtu nuk ka bllokim. “Ekziston një angazhim themelor se ky është burim i hapur që mund ta përdorni kudo,” tha ai.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0