Google lançon aplikacionin që mund të përkthejë 44 gjuhë në kohë reale

Google lançon aplikacionin që mund të përkthejë 44 gjuhë në kohë reale


Nga Jason Aten, shkrimtar dhe trajner biznesi

Kjo ka kuptim duke marrë parasysh që misioni i Google është që “të organizojmë informacionin në botë dhe ta bëjmë atë universal dhe të dobishëm”. Kjo është arsyeja pse motori i kërkimit i Google, përfshin më shumë se gjysmën e trafikut në internet.

Por shumë nga informacionet që na nevojiten në baza ditore ndodhin në bashkëveprime me njerëzit përreth nesh. Ndonjëherë ai informacion nuk është veçanërisht i arritshëm ose i dobishëm, sidomos kur udhëtoni në një vend ku nuk e flisni gjuhën.

Prandaj Google është duke lançuar Interpreter Mode, për pajisjet iOS dhe Android.

Tani mund të aktivizoni Interpreter Mode në smartphone-in tuaj duke i thënë Google Assistant, “Hej, Google, bëhu përkthyesi im në frëngjisht”, ose çfarëdo gjuhe që ju nevojitet. Google do të dëgjojë fjalët e huaja dhe do t’i lexojë ato në gjuhën tuaj. Ju pastaj mund të përgjigjeni dhe aplikacioni do të flasë përsëri në gjuhën tjetër në mënyrë që partneri juaj i bisedës ta kuptojë. Interpreter Mode për momentin mund të përdoret në 44 gjuhë.

Lexoni:

https://businessmag.al/google-earth-vjen-me-risi-vecoria-e-re-u-lejon-perdoruesve-te-krijojne-dhe-shkembejne-histori/

Interpreter Mode gjithashtu lexon bisedën në flluska teksti (si mesazhe të çastit), duke lejuar që të dy palët të komunikojnë në kohë reale.

Unë kam studiuar spanjisht në shkollë të mesme dhe në kolegj dhe kjo më ka ndihmuar shumë ndërsa udhëtoja për punë. Si rezultat, unë arrita të vizitoja vende si Meksika, Kosta Rika dhe Republika Dominikane, por të kuptosh gjuhën nuk është njësoj si të kesh një përkthyes.

Kishte shumë raste që më duhej të bisedoja në mënyrë të ngathët, shpesh i hutuar nga fjalët dhe frazat që nuk mësohen në shkollë.

Interpreter Mode, nga ana tjetër, njeh variacione të dialektit bazuar në dallimet rajonale. Për shembull, spanjishtja që mësova dhe fola në Santo Domingo është krejt ndryshe nga ajo e Barcelonës. Të kesh një përkthyes në kohë reale në dorën tënde do të ishte shumë e dobishme.

Tani e ke. Nëse e keni të instaluar Asistentin Google dhe Google Translate në pajisjen tuaj, këto aplikacione duhet të azhurnohen së shpejti. Nëse jo, mund t’i shkarkoni të dyja nga Apple App Store ose Google Play.

https://businessmag.al/bashke-themeluesi-i-google-larry-page-terhiqet-nga-pozicioni-si-ceo-i-alphabet/

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0