Google do të na paralajmërojë para se të godasë një tërmet - Business Magazine Albania

Google do të na paralajmërojë para se të godasë një tërmet

Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmike, dhe të japë një paralajmërim për popullatën “duke i dhënë” disa sekonda kohë që mund të jenë jetike për t’u mbrojtur nga pasojat e mundshme. Ky është projekti ambicioz i njoftuar së fundmi nga kompania Google, dhe që e ka nxitur komunitetin shkencor të diskutojë që tani mbi efektivitetin e tij.

Vlen të kujtohet se disa sisteme që “gjurmojnë” tërmetet dhe që japin alarmin ekzistojnë tashmë. Më i famshmi është ShakeAlert, aktiv në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe së shpejti Uashingtonit, i cili bazohet tek të dhënat e mbledhura nga një rrjet sizmografësh të shpërndarë në të gjithë SHBA-në.

Shpejtësia e paralajmërimit? Varet

Sistemi regjistron valët e para goditëse që ndodhin zakonisht gjatë këtyre ngjarjeve sizmike, madje edhe para se të arrijnë një distancë të caktuar (mos harroni se këto valë udhëtojnë me shpejtësi 3-10 km në sekondë), Dhe ai jep një alarm tek popullsia lokale (përmes sirenave, mesazheve në celularë), dhe kjo ndodh vetëm disa sekonda para mbërritjes së valës sizmike.

Sa sekonda? Kjo varet nga distanca e epiqendrës, natyra e terrenit, lloji i valëve sizmike që përhapen. Në çdo rast, rezultati është që në shumë raste popullata ka një shans më të madh të sigurojë vetveten dhe të përfshihet në sjellje vetëmbrojtëse. Një sistem i ngjashëm ekziston aktualisht në Japoni.

Problemi? Sistemi Shake Alert mori 15 vite kohë për t’u krijuar, duke kushtuar rreth 60 milionë dollarë për ta hartuar dhe vënë në punë. Ndërkohë, shpenzohen rreth 30 milionë dollarë në vit për të garantuar funksionimin e tij. Shpenzimet janë kryesisht për stacionet e monitorimit. Me këto karakteristika, është e vështirë të mendosh se këto sisteme mund të shërbejnë si model diku tjetër.

Ideja e Google

Dhe këtu hyn në lojë kompania Google. Ideja e gjigantit të internetit, është të zëvendësojë rrjetin tradicional të sizmografisë (të shtrenjtë dhe të vështirë për t’u ndërtuar) me një rrjet të bazuar tek smartfonët, duke shfrytëzuar aftësinë e këtij të fundit për të gjurmuar lëvizjet përmes akselerometrave. Sensorë të tillë të lëvizjes mund të programohen të veprojnë si sizmometra rudimentarë, duke zbuluar lëkundjet e tokës të shkaktuara nga valët e ngjashme me valët e prodhuara nga tërmetet. Pra, Google mendon që të krijojë një sistemi zbulimi të tërmetit, bazuar tek mbi 2 miliardë telefona aktivë android: pra një rrjet i pozicionuar dhe aktiv në zonë.

Pasi “regjistrohet” goditja, sistemi e shpërndan alarmin në mënyrë të ngjashme me atë që ndodh me sistemet automatike tashmë aktive për momentin. Telefonat android kanë eksperimentuar prej 1 viti me tërmetet, por deri më tani rezultatet kanë qenë në dispozicion vetëm të studiuesve.

Kur një telefon zbulon një sinjal të një lëkundjeje sizmike, ai dërgon një mesazh tek një server qendror, së bashku me një vendndodhje të përafërt të vatrës sizmike. Gjithçka përpunohet dhe përkthehet (mundësisht) në një alarm. Në fillim kishte shumë alarme të rreme, por brenda një kohe të shkurtër procedura u përsos. Ndërsa në sistemin e alarmit tradicional mjaftojnë vetëm 4 stacione për të raportuar një tërmet, në rastin e Google duhen më shumë se 100 telefona për ta zbuluar atë.

Sistemi tashmë aktiv, edhe pse në fazën e provës

Me këtë sistem, deri më tani, telefonat android kanë zbuluar më shumë se 1.000 tërmete në të gjithë botën. “Sinjalizimet performuan mirë sa i përket shpejtësisë dhe saktësisë, deri sa mund të krahasohen me ato të ShakeAlert apo sistemit japonez të alarmit”-thotë Riçard Alen, sizmolog në Universitetin e Kalifornisë.

“Telefonat zbuluan gjithashtu një tërmet me magnitudë7 ballë që ndodhi në veri të ishullit grek të Samosit afër Turqisë, në fund të tetorit 2020. Nëse do të jepej alarmi, ne do të kishim paralajmëruar shumë njerëz në Greqi”-shton ai.

Google ka njoftuar se të parët që do të përfitojnë (në rast se duan) nga kjo teknologji do të jenë përdoruesit e smartfonëve që jetojnë në Zelandën e Re dhe Greqi, vendet ku tërmetet janë një kërcënim i njohur, por që ende nuk kanë sisteme automatike të zbulimit dhe paralajmërimit.

Mendimi i ekspertëve

Por çfarë mendojnë për këtë nismë ekspertët? Nga njëra anë, ka nga ata që e mirëpresin këtë lajm, si Men-Andrin Meier, sizmolog që studion sistemet e paralajmërimit të tërmeteve në ETH Cyrih, i bindur se ndërtimi i një sistemi zbulimi të bazuar tek akselerometrat e smartfonëve mund të ketë një potencial të madh global.

Nga ana tjetër, ka edhe reagime disi më të ftohta. Sipas disa studiuesve, sistemi i bazuar tek androidet duhet të përsoset më tej, përpara se të ndërtohet. Sidomos duhet të përmirësohet aftësia e tij për të zbuluar tërmete që ndodhin në rajone paktë populluara (pra ku ka pak telefona inteligjentë).

FOCUS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0