Google dhe H&M do t’ju bëjnë një veshje të personalizuar në bazë të të dhënave të smartphone-it tuaj - Business Magazine Albania

Google dhe H&M do t’ju bëjnë një veshje të personalizuar në bazë të të dhënave të smartphone-it tuaj


Një aplikacion i ri do të mbledh informacion në lidhje me ju dhe më pas do t’a përdor atë për të hartuar një veshje.

Java e modës në New York nis sot, por përveç kompanive më të mëdha të modës, një kompani e re, ndryshe nga të tjerat është duke hedhur hapat e para në botën e modës.

Google në partneritet me Ivyrevel, një markë veshjesh për femra me seli në Stokholm e mbështetur nga H&M dhe Paypal do të bëjë veshje të përshtatura duke përdorur gjurmim të të dhënave të individit.

“The Dara Dress” është projektuar rreth informacionit të mbledhur nga telefoni juaj nëpërmjet një aplikacioni Android, të zhvilluar me Ivyrevel dhe mundësuar nga Google’s Awareness API.

“Teknologjia është në gjendje të mësojë nga aktivitetet tuaja. Ai e kupton se çfarë doni të bëni dhe se ku doni të shkoni, ” shpjegon bashkë-themeluesi i Ivyrevel, Kenza Zouiten në një video në lidhje me konceptin.

Gjatë ditës tuaj, aplikacioni mbledh informacion të tillë si vendndodhja juaj, aktiviteti fizik dhe moti. Një algoritëm pastaj procedon me të dhënat për të krijuar një veshje unike dhe të personalizuar të cilën ju mund t’a blini përmes aplikacionit, e cila do të jetë në dispozicion këtë vit. Veshjet do të kushtojnë të paktën 99$, sipas të dhënave të faqes Ivyrevel.

https://www.youtube.com/watch?v=PUlF3rW8flU

Burimi: www.entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0