Google Calendar fshin Muajin e... - Business Magazine Albania

Google Calendar fshin Muajin e Historisë së Grave dhe evente të tjera kulturore

Gjiganti i teknologjisë në Silicon Valley ka konfirmuar se vitin e kaluar bëri një ndryshim, duke argumentuar se ishte e vështirë të përditësohej çdo event, por përdoruesit kanë ngritur pikëpyetje mbi këtë vendim.

Për më shumë se një dekadë, Google ka bashkëpunuar me platformën timeanddate.com për të etiketuar festat publike dhe ditët e veçanta në kalendarin e tij. Shërbimi i tij i njohur, Google Calendar, ka ndihmuar përdoruesit të mos harrojnë evente të rëndësishme kulturore, si Muaji i Historisë së Njerëzve me Ngjyrë e apo Muaji i Historisë së Grave.

Por javën e kaluar, shumë përdorues vunë re se këto përkujtimore, së bashku me të tjera, nuk ishin më të dukshme në aplikacion. Ky ndryshim shkaktoi reagime të shumta online, me disa që e panë si një tjetër sinjal se Google po largohet nga pikëpamjet më liberale.

Megjithatë, Google sqaroi se ndryshimi ishte bërë për arsye praktike dhe jo politike. Një zëdhënëse e kompanisë deklaroi se administrimi manual i qindra eventeve për vende të ndryshme “nuk ishte i qëndrueshëm”.

Polemikat për kalendarin vijnë në një moment kur Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë po përballen me kritika nga konservatorët, të cilët pretendojnë se produktet dhe politikat e tyre janë të njëanshme. Vetëm javën e kaluar, Google hoqi objektivat e tij për diversitetin në forcën e punës, duke argumentuar se si kontraktor federal, duhet të respektojë urdhrat ekzekutivë të ish-presidentit Donald Trump kundër politikave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.

Përdoruesit vunë re se përveç Muajit të Historisë së Grave, ishin fshirë edhe referencat për Muajin e Trashëgimisë Hispanike, Muajin e Krenarisë (Pride Month), Muajin e Trashëgimisë Hebreje-Amerikane dhe Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Tani, Google Calendar tregon vetëm festat zyrtare të listuara nga timeanddate.com, si Dita e Memorialit, Falënderimet dhe Krishtlindjet. Përdoruesit mund të shtojnë evente të tjera manualisht.

Ky ndryshim është pritur me skepticizëm nga disa përdorues, të cilët kanë vënë në dukje se festa si Dita e Kolombit vazhdojnë të jenë të dukshme automatikisht në kalendar. Si festë federale, ajo mbetet pjesë e listës standarde të eventeve të Google.

Megjithëse disa përkujtimore janë hequr nga kalendari, kompania thotë se vazhdon të promovojë evente kulturore përmes produkteve të saj të tjera.

New York Times

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0