Google akuzohet se po përdor Gemini AI për të përgjuar përdoruesit - Business Magazine Albania

Google akuzohet se po përdor Gemini AI për të përgjuar përdoruesit

Google akuzohet se po përdor Gemini AI për të përgjuar përdoruesit

Google po përballet me reagime të reja për shqetësimet mbi privatësinë, këtë herë duke përfshirë Gemini, asistentin e saj të inteligjencës artificiale dhe cilësimet e reja që kompania lançoi muajin e kaluar.

Një padi kolektive e propozuar e paraqitur të martën në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni  akuzon kompaninë për aktivizimin e paligjshëm të Gemini në Gmail, Google Chat dhe Meet, duke i lejuar në mënyrë të paligjshme inteligjencës artificiale të monitorojë dhe analizojë mesazhet private dhe bashkëngjitjet e përdoruesve.

Lexo edhe: Java Globale e Sipërmarrjes 2025 (GEW)

Padia pretendon se Google e aktivizoi Gemini si parazgjedhje në tetor të këtij viti pa i njoftuar përdoruesit ose pa kërkuar pëlqimin e tyre. Ndërsa Google ofron një mundësi për ta çaktivizuar mjetin, padia thotë se një veprim i tillë kërkon shqyrtimin e shtresave të cilësimeve të privatësisë që shumica e përdoruesve nuk i shohin kurrë. Në të kaluarën, përdoruesve të Gmail, Chat dhe Meet iu dha mundësia të aktivizonin programin e inteligjencës artificiale të Google.

Por në tetor, njësia Alphabet aktivizoi “fshehurazi” Gemini për të gjitha ato aplikacione, duke i mundësuar asaj të mbledhë të dhëna private, sipas padisë së paraqitur në gjykatën federale në San Jose – Kaliforni. Ndërsa kompania u lejon përdoruesve të çaktivizojnë Gemini, ata duhet të gërmojnë në cilësimet e privatësisë së Google për të çaktivizuar mjetin e AI-së, sipas padisë së propozuar të veprimit kolektiv. Nëse nuk e ndërmarrin këtë hap, Google përdor Gemini për të “qasur dhe shfrytëzuar të gjithë historinë e regjistruar të komunikimeve private të përdoruesve të saj, duke përfshirë fjalë për fjalë çdo email dhe bashkëngjitje të dërguar dhe marrë në llogaritë e tyre Gmail”, sipas padisë. Padia pretendon se Google po shkel Aktin e Kalifornisë për Pushtimin e Privatësisë, një ligj i vitit 1967 që ndalon përgjimin e fshehtë dhe regjistrimin e komunikimeve konfidenciale pa pëlqimin e të gjitha palëve të përfshira.

bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0