Java Globale e Sipërmarrjes 2025 (GEW) - Business Magazine Albania

Java Globale e Sipërmarrjes 2025 (GEW)

17-11-2025

Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri do të zhvillohet nga 17 deri më 23 nëntor 2025, duke festuar inovacionin dhe sipërmarrjen në mbarë vendin përmes një sërë aktivitetesh e eventesh. Ky aktivitet njëjavor synon të bashkojë startup-et, inovatorët dhe aktorët e tjerë të ekosistemit për të nxitur bashkëpunimin dhe për të fuqizuar gjeneratën e re të sipërmarrësve.

Datat: 17–23 nëntor 2025

Qëllimi: Të festojë dhe fuqizojë sipërmarrësit përmes inovacionit, bashkëpunimit dhe rrjetëzimit.

Pjesëmarrësit: Startup-e, inovatorë dhe ndryshues që do të mblidhen për të nxitur krijimtarinë dhe bashkëpunimin.

Aktivitetet: Java do të përfshijë një sërë eventesh dhe aktivitetesh në nivel lokal dhe kombëtar.

Organizatorët: Aktiviteti organizohet nga Startup Albania, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm.

Synimi: Të promovojë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe të forcojë ekosistemin e sipërmarrjes në vend.

Shiko ketu kalendarin e eventeve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0