Google, ja kur do të mbahet Konferenca I/O për zhvilluesit

Google, ja kur do të mbahet Konferenca I/O për zhvilluesit


Viti i ri ka pasur një fillim të madh sa i përket fansave të teknologjisë mobile, duke vazhduar kështu me një nga shfaqjet më të mëdha të industrisë, CES 2016, i cili përfundoj javën e kaluar. Disa javë më vonë do takohemi me MWC dhe më pas do shohim eventet e industrive që mbahen për vit dhe këtë rradhë do të fokusohemi tek kompanitë që janë mbrapa platformave mobile më të mëdha: Microsoft Build, Google I/O, dhe Apple WWDC.

Sa i përket Google pak orë më parë ka bërë të ditur datën se kur do të mbahet Konferenca I/O për zhvilluesit. Eventi do të mbahet tek Amfiteatri Shoreline më datë 18-20 Maj.

Kompania zakonisht e përdor këtë konferencë për të prezantuar versionin e rradhës të Android, i cili për momentin njihet vetëm si “Android N” dhe disa projekte të tjera. Disa po spekulojnë që tani se këtë vit në axhendën e tij, Google, do të flasë më tepër për makinat që ngasin vetën.

Amfiteatri Shoreline është pak më poshtë rrugës ku ndodhet selia e Google, kështu që do të ishte e thjeshtë për të sjellë makinat në atë vendodhje.
Sigurisht, është tepër shpejt të dimë se çfarë Google do të përfshijë në axhendën e tij për këtë vit, megjithëse jini të sigurt që do ketë disa supriza. Vitin e kaluar në event u prezantua Android Marshmallow, Android Pay, Google Photos, etj
Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0