Gonxhja: Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025” - Business Magazine Albania

Gonxhja: Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”

Gonxhja: Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”

Në kuadër të kësaj nisme nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, u mbajt sesioni i dytë me fokus në diplomacinë ekonomike dhe investimet e huaja.  Paneli i përbërë nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja, Ministri i Financave z. Petrit Malaj, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA znj. Laura Saro dhe znj. Ines Muçostepa nga Bashkimi i Dhomave Shqiptare të Tregtisë dhe Industrisë, diskutuan mbi ndikimin dhe rolin e misioneve diplomatike shqiptare në tërheqjen e investimeve të huaja në vend. 📈🤝 Znj. Saro prezantoi AIDA-n si një nyje ndërlidhëse mes investitorëve të huaj dhe ambasadave tona në botë, duke ftuar ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm që të propozojnë mekanizma për një komunikim më efektiv mes palëve

“Aktualisht MEKI po vlerëson dy strategji të diplomacisë ekonomike, që mund të sjellin benefite në drejtim të Investimeve të Huaja Direkte, ashtu edhe në zgjerimin përtej kufijve kombëtare të sipërmarrjeve më të suksesshme vendase: E para lidhet me Paketën e Maleve (ose Investo në Tokën Tënde), e cila do të prezantohet zyrtarisht së shpejti. Kjo paketë synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte të Diasporës dhe orientimin e tyre për zhvillimin e zonave malore në Veri të vendit.  Nisma e dytë, e cila është ende në fazë konceptimi, lidhet me suportin e sipërmarrjeve të ndryshme shqiptare që janë provuar të suksesshme lokalisht në industri të ndryshme, për të zgjeruar veprimtarinë e tyre në vendet fqinje. Ne besojmë fuqimisht që shqiptarët e diasporës duhet të kenë një rrugë të shpejtë dhe stimuj konkretë për të investuar në Shqipëri. Qëllimi ynë është që ata ta shohin vendin tonë jo vetëm si atdheun e tyre, por edhe si një mundësi të artë për investim dhe zhvillim. Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë! ”, shprehet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në rrjete sociale.

Lexo edhe :Çfarë mund të tregojë studimi i gjumit për shëndetin tuaj mendor?

Ministri Blendi Gonxhja shton më tej se nisma “Ditët Kulturore Shqiptare 2025” është një hap ambicioz. “Së shpejti do të prezantojmë nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”, e cila është një hap ambicioz për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar trashëgiminë tonë”, shprehet ministri Blendi Gonxhja. Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” u organizua në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore ishin të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

aida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0