Goldman Sachs: Kamionët autonomë do të lënë shumë të papunë

Goldman Sachs: Kamionët autonomë do të lënë shumë të papunë


Kompania Waymo e Google, po bëhet gati të nxjerrë makinat e para tërësisht autonome në rrugë. Por kamionët mund të jenë të parët që do të “përqafojnë” këtë teknologji. Startup-e në Sillicon Valley, investitorë dhe teknologjistë shikojnë potencial goxha të madh në këtë teknologji. Madje më shumë se kompanitë tradicionale të kamionëve mund të përballojnë.

Për shumë muaj Elon Musk, CEO i Tesla ka folur për planet e tij për të podhuar edhe kamionë autonomë. Ekzaktësisht sot, 16 nëntor, presim lajme të reja për këtë.

Embark ndërkohë, një startup nga Silicon Valley, ka planifikuar që javën e ardhshme, të publikojë planet e saj për teknologjinë e saj përsa i përket kamionëve autonomë. Testet për këtë teknologji janë realizuar në bashkëpunim me kompaninë e leasing për kamionë e quajtur Ryder dhe Eletrolux. Provat kanë parë për potencialin që disa dërgesa të Electrolux në magazinën e tyre në Kaliforni të bëhen me kamionë autonomë.

CB Insight, një kompani që monitoron investitorët, përllogarit rreth 1 miliardë $ investime në këto teknologji. Shifër kjo, 10 herë më e lartë se para 3 vitesh.

Industria 70 miliardë $ e kamionëve vazhdon të jetë një pikë e fortë e ekonomisë amerikane. Por edhe në ekonominë e vendeve të tjera të zhvilluara. Me shumë prodhime të bëra në Kinë dhe Azi, kamionët janë vendimtarë që çdo gjë të shkojë siç duhet dhe në kohë.

Për kompani si Amazon ose Walmart, teknologjia autonome është një mundësi e mirë për të ulur kostot dhe për të përshpejtuar dërgesat. Por kjo do të pasojë me shumë shkurtime vendesh pune për shoferët, të cilët do të jenë të pa nevojshëm. Shumë kompani gjithashtu besojnë se kjo teknologji do të ulë numrin e aksidenteve në rrugë. Keto mjete, fillimisht kanë vështirësi vetëm në rrugët e populluara dhe të ngushta të qyteteve. Por transporti kryesisht bëhet nëpër autostrada dhe rrugë jo shumë të populluara.

Edhe kompanitë e mëdha eksituese si Volvo apo Daimler, shohin goxha potencial. Ato kanë hedhur edhe idene e “eskortës“. Kështu, 2 apo më shumë kamionë, ecin ekzaktësisht pas njëri tjetrit, duke përfituar nga aerodinamika e krijuar nga mjeti përpara. Kjo, do të ulë shpenzimet e karburantit, apo energjisë elektrike.

Por, kompania e njohur Goldman Sachs, bën disa parashikime alarmante, por, në kohë. Ajo parashikon se rreth 300.000 vende pune do të humbin çdo vit, duke filluar pas 25 vitesh. Praktikisht, ky numër do të vijojë të rritet, dhe të shkojë në 300.000 në vit, në vitin e parashikuar në vitin 2042. Ky vit, koiçidon edhe me disa synime që shumë shtetet i kanë vënë vetes për transportin. Kështu, Parisi mendohet të jetë 100% elektrik në vitin 2040.

Burimi: Business Insider

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0