"Golden Eagle" ndihmë reparteve pediatrike në Prishtinë, Prizren e Gjilan - Business Magazine Albania

“Golden Eagle” ndihmë reparteve pediatrike në Prishtinë, Prizren e Gjilan


Fondacioni “Golden Eagle” dhe Kompania “Frutex”, pas dy fushatave të suksesshme për përmirësimin e kushteve nëpër qendrat spitalore në Kosovë, nga e enjtja kanë filluar edhe me një fushatë të re, e cila kësaj here ka të bëjë me më shumë qendra spitalore.

Drejtuesi i Fondacionit “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, ka filluar fushatën dy mujore për repartet pediatrie në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

“Frutex do të ndajë nga 5 centë për çdo produkt të shitur Relax. Në bashkëpunim me udhëheqësit e këtyre reparteve kemi arritur që t’i identifikojmë se cilat pajisje u mungojnë më së shumti”, ka thënë Palushi.

Ai ka treguar se në një fushatë tjetër humanitare kanë dhuruar si fondacion dhe kompani, 30 mijë euro për repartin e Pediatrisë të Klinikës Onkologjike në QKUK si dhe kanë dhuruar 90 mijë euro për ndarjen e 100 bursave një vjeçare për studentët me kushte të dobëta nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Palushi ka thënë se nuk do të ndalen me fushata humanitare pasi që kanë përkrahjen e qytetareve.
Ndryshe Kompania “Frutex është një ndër kompanitë më të suksesshme e cila produktet e veta Golden Eagle dhe Relax i eksporton në shumë vende të botës.

Kjo fushatë ka pasur që të ketë përkrahje nga qytetarët dhe të tjerët.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0