Bashkohuni ditën e Shtunë datë 2 Nëntor nga ora 09:00-12:00 për business networking breakfast. Biletat duhet të blihen paraprakisht Këtu.
Global Woman Club Tirana, u lançua në 2 Shtator, me Drejtoren e re Rajonale Sue Ivory, mbështetur nga themeluesja dhe CEO e Global Woman, Mirela Sula, (me origjinë nga Shqipëria dhe tani jeton në Londër) dhe shumë drejtuese të tjera rajonale nga e gjithë bota. Sue ka qenë një anëtare e Global Woman Club në Nottingham në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është transferuar në Tiranë. Sue do të shpjegojë se çfarë e ka sjellë atë të banojë në Tiranë dhe misionin e saj këtu.
Lexoni: Gratë fymëzohen në Konferencën e Global Women në Tiranë
Eventi do të fillojë rreth orës 09:30 pas një Facebook Live për të gjithë komunitetin Global Woman në të gjithë botën. Gjithashtu çdokush që është anëtare mund të tregojë historinë personale të saj, misionin/vizionin, si dhe mund të flasë për biznesin e saj.
Misioni i Global Woman është të manifestojë një model të ri të fuqizimit të grave në biznes në vend dhe të mbështesë e të lidhë gratë në një shkallë globale. Global Woman Club në Shqipëri do të krijojë një kulturë mbështetjeje dhe motivimi për çdo grua që ka dëshirë të krijojë biznesin e saj, të çojë biznesin e saj në nivelin tjetër ose të zgjerojë biznesin në përmasa globale.
Vetëm anëtaret mund të flasin gjatë takimit dhe ato paguajnë vetëm gjysmën e çmimit të biletës, duke përdorur një kod zbritje. Nëse jeni të interesuara të bashkoheni me klubin në Tiranë, ju mund të dërgoni një email në tirana@globalwomanclub.com. Kur anëtarësoheni në një klub, ju bëheni anëtare e të gjitha Global Woman Clubs në të gjithë botën.
Tani janë në Paris, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vjenë, Milano, Frankfurt, Bruksel, Bukuresht, Los Angeles, New York, Chicago, Johannesburg në Afrikën e Jugut dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Londër, Nottingham dhe Birmingham, etj. Global Woman Club do të rritet në 30 lokacione në 19 vende deri në fund të vitit 2019.
Ju mund të shihni kalendarin e eventeve për të gjitha eventet e rrjetëzimit të Global Woman në globalwomanclub.com/events
Samiti i katërt vjetor Global Woman u mbajt në Londër në Korrik të këtij viti me folëset kryesore Elena Cardone dhe Kim Kiyosaki. Samiti i Pestë vjetor Global Woman do të jetë në Londër në 11-12 Gusht 2020. Më shumë detaje në globalwomansummit.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

