Gjysma e konsumatorëve përdorin të paktën dy shërbime abonimi video sipas kërkesës (SVOD) - Business Magazine Albania

Gjysma e konsumatorëve përdorin të paktën dy shërbime abonimi video sipas kërkesës (SVOD)

Abonimi video sipas kërkesës (SVOD) vazhdon të tërheqë audienca të reja ndërsa konsumatorët përfitojnë nga shërbimet e shumta në dispozicion, sipas të dhënave nga analistët e tregut Ampere.  Përqindja e familjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore që përdorin të paktën dy shërbime SVOD është rritur nga një e treta (34.8%) në tremujorin e tretë të vitit 2018 në pothuajse gjysmën (47.3%) vetëm dy vite më vonë.

Ampere gjithashtu sugjeron që ‘kompleksi’ do të jetë një trend kryesor i TV këtë vit – me një theks në angazhimin më të thellë të abonuesve dhe bashkimin e disa shërbimeve në paketa të vetme. Grumbullimi i përmbajtjes është provuar tashmë, me BritBox që kombinon përmbajtjen e BBC, ITV, Channel 4 dhe Channel 5. Rezultatet deri më tani kanë qenë inkurajuese.

Sidoqoftë, tregu mund të ketë arritur një farë niveli ngopje vitin e kaluar. Një e katërta e familjeve thanë se nuk ishin abonuar në ndonjë shërbim SVOD në tremujorin e tretë të vitit 2020, hera e parë që kjo përqindje nuk ka pësuar rënie nga tremujori paraardhës.  Kjo do të thotë që shërbimet mund ta kenë të vështirë të tërheqin audienca që nuk shikojnë aktualisht ndonjë përmbajtje video me anë të shërbimit të abonimit. Në vend të kësaj, ata do të duhet të konkurrojnë me shërbime të tjera nga i  njëjti grup i përdoruesve të SVOD të cilët tani janë të vetëdijshëm për kostot.

Shërbimi Abonimi video sipas kërkesës por që shfaq reklama dhe i cili është më i lirë, (AVOD), mund të ofrojë një qasje të vlefshme për tërheqjen e audiencave të reja. Peacock i NBC ofron Shërbimi Abonimi video sipas kërkesës por që shfaq reklama dhe shërbimin që nuk shfaq reklama dhe ishte shërbimi i ri më popullor në SH.B.A. gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020. Njohja e përvojave të ndryshme të ‘shikimit papushim” do të jetë gjithashtu jetike për fitimin e përdoruesve të rinj.

Ky ndryshim në zakonet e të shikuarit  paraqet sfida të reja për markat dhe transmetuesit tradicionalë të TV, pasi minon më tej forcën e reklamave lineare në TV. Markat duhet të kuptojnë gjendje të ndryshme shikimi përtej lineare, AVOD dhe SVOD për të patur sukses, ndërsa një qasje e integrimit të markës për shërbimet SVOD pa reklama mund të jetë e dobishme.

WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0