Gjyko mbi personalitetin e një individi vetëm me 1 pyetje - Business Magazine Albania

Gjyko mbi personalitetin e një individi vetëm me 1 pyetje


Nëse do të kuptosh më mirë personalitetin e një personi, opsionet nuk mungojnë. Psikologët kanë zhvilluar lista dhe inventare të ndryshëm për të vlerësuar gjithçka nëse dikush është psikopat deri të mbret i dramave njerëzore.

Nëse doni të dini më shumë por me një përqasje të bazuar në kërkime të mirëfillta, ka teste të ndryshme të të ashtuquajturave 5 tiparet e mëdha të personalitetit. Nëse kërkon të dish nëse dikush shfaq një karakteristikë të caktuar, vetëm pyeteni atë nëse mendon se të tjerët e kanë atë karakteristikë apo jo.

A mundet një pyetje e vetme t’i zbulojë të gjitha?

Për të arritur në këtë konkluzion, një skuadër e drejtuar nga psikologët Dustin Wood i pyeti subjektet e studimit të vlerësonin personalitetet e të njohurve të ndryshëm. Përgjigjet kanë treguar për ta më shumë se vetë ata kishin ndërmend të tregonin për veten.

Sa më shumë që njerëzit i vlerësonin të tjerët si me zemër të mirë, të lumtur, të qëndrueshëm emocionalisht, ose të sjellshëm, aq më shumë kishte gjasa që të thonin se edhe ata vetë i kishin këto tipare, dhe aq më shumë gjasa kishte që edhe vlerësuesit e jashtëm të ishin në një mendje me ta. Rezultatet qëndruan të njëjtat edhe pasi subjektet u testuan pas një viti. “T’i shikoni të tjerët pozitivisht, shfaq tiparet tona pozitive,” ka komentuar Wood.

E njëjta gjë funksionon edhe për tiparet e errëta të personalitetit. Ata me një dell makiavelist, për shembull, ka më shumë gjasa t’i shikojnë të tjerët si manipuluesë. “Tendenca e thjeshtë për t’i parë njerëzit negativisht tregon gjasa më të mëdha të depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit,” ka shtuar Woods.

Pavarësisht faktit se janë një vështrim interesant në mendjen e çuditshme dhe komplekse njerëzore, gjetjet gjithashtu sugjerojnë një instrument të fuqishëm për të vlerësuar karakterin e të tjerëve, nëse doni të dini nëse ata vetë tregojnë një karakteristikë, vetëm pyetini se sa e shikojnë këtë karakteristikë te të tjerët. Sa më shumë që të dallojnë nga cilësia e një personi, aq më shumë ka gjasa që këta individë ta posedojnë vetë atë cilësi.

 

/Shkruar nga Jessica Stillman dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0