Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e proçedurave tatimore

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e proçedurave tatimore


Gjykata kushtetuese pezulloi ligjin e procedurave tatimore, i i njohur rëndom si ligji i gjobave për shkak të masave të forta ndëshkuese ndaj biznesit.

Përmes një vendimi të posaçëm gjykata ka ndaluar zbatimin e draftit që kishte hyrë në fuqi në datë 12 dhjetor deri në në një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Kjo do të thotë se nga ky moment shkeljet fiskale do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm të proçedurave tatimore.

Vendimi i gjykatës kushtetuese vjen pas ankesës së shoqatës për mbrojtjen e tregtarëve dhe të tregut. Ligji i ri ashpërsonte deri në ekstrem masat ndëshkuese për shkeljet tatimore përtej parimeve të proporcionalitetit.

Ndër masat kryesore të tij ishin rritja me dhjetë herë e gjobave për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël nga 50 në 500 mijë lekë.

Në po të njëtën masë sanskionohet edhe gjoba për moslëshim kuponi për kjëtë kategori biznesesh. Ndërsa për bizneset e mëdha që konstatoheshin me mall të pashoqëruar me dokumenta tatimore, gjoba arrinte në 10 milionë lekë dhe në rast përsëritje subjekti çohej për ndjekje penale.

Qeveria e pati miratuar ligjin e ri të proçedurave në kuadër të luftës së informalitetit. Që në fillim drafti u kundësrhtua fort nga bizneset dhe ekspertët për masa ekstreme të cilat mund të rrisnin arbitraritetin e administratës fiskale dhe presionin ndaj biznesit.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0