Gjykata del kundër Trump, TikTok nuk do të ndalohet

Gjykata del kundër Trump, TikTok nuk do të ndalohet

TikTok

Një gjykatë amerikane në Washington ka rrëzuar përkohësisht vendimin e qeverisë së SHBA, që ndalonte shkarkimin në celularë të aplikacionit kinez TikTok.

Ky aplikacion do të hiqej nga App Store i Apple dhe nga Play Store i Android pasi qeveria amerikane kishte vendosur bllokimin e përdorimit të këtij aplikacioni. Ata përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë në celular, do të mund të vazhdonin ta përdornin, por ata që nuk e kanë nuk do të kishin mundësi ta shkarkonin, sipas urdhrit të qeverisë.

Por ky urdhër u rrëzua përkohësisht nga gjyqtari Carl Nichols, i cili mori këtë vendim pasi kishte zhvilluar një seancë dëgjimore 90-minutëshe me palët, shkruan The Guardian.

TikTok e mirëpriti këtë vendim dhe u zotua se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e saj. Ndërsa, përfaqësuesit e qeverisë amerikane në seancë e cilësuan TikTok si një zëdhënëse të Partisë Komuniste të Kinës. Presidenti amerikan Donald Trump e ka sulmuar shpeshherë aplikacionin kinez të videove TikTok, duke thënë se i shërben qeverisë së Kinës përmes të dhënave personale të përdoruesve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0