Gjuha shqipe në Harvard, një mundësi për të njohur botën me gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare - Business Magazine Albania

Gjuha shqipe në Harvard, një mundësi për të njohur botën me gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare

Gjuha shqipe

Kërkesa e studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard ka përshpejtuar planin e Faton Limanit, pjesë e adminstratës së universitetit. Futja e gjuhës shqipe mes lëndëve të huaja me zgjedhje është tashmë një fakt.

Në një intervistë për Businessmag.al, z.Limani thotë se, “Në universitetin e Harvardit ne e kishim idenë me kolegen Eva Stathi – Misho, e angazuar në një department tjetër. Ne e dinim se studentët e Harvardit, veçanërisht ata të Bachellor, e kanë të detyrueshme të marrin një gjuhë të huaj për të përmbushur detyrimet e tyre. Procesi u përshpejtua nga kërkesa e studentëve. Shumica e gjuhëve të huaja janë lëndë me zgjedhje”. Disa studentë shqiptaro-amerikan kanë pyetur në disa departamente pse nuk është gjuha shqipe. “Kur lajmi erdhi tek ne, kjo ishte një arsye më shumë. Unversiteti i Harvardit ka në qendër interesin e studentëve dhe gjithmonë synon t’u përgjigjet pozitivisht me burime”, thotë Limani. Ai është administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese. Pasi kaloi procedurat, propozimi, u miratua. Lënda e gjuhës shqipe, nis në vjeshtë të këtij viti dhe do të ofrohet në tre nivele, në program gjithë vjetor, nivel fillestar, i ndërmjetëm dhe i avancuar. Ajo do të jetë e hapur për të gjitha nivelet: Bbachelor, Master apo PhD, për studentët shqiptarë dhe të huaj.

Limani tregon se ka një shoqatë të studentëve shqiptarë në nivelin Bachelor, të cilët gjithashtu do ta shpërndajnë lajmin edhe në shoqata të tjera.

Shqipja është ndër gjuhët më të vjetra indeuropiane. “Përmes saj ne duam të promovojmë edhe historinë dhe kulturën shqipe. Universiteti i Harvardit është ndër institucionet akademike më prestigioze në botë me studentët më të mirë në fusha të ndryshme”, thotë Limani.

Lexo: 50 shqiptarë të suksesshëm, me të cilët mund të krenohemi në vend dhe në Botë

Kjo mund të jetë një pikënisje për t’u thelluar më tej, për gjuhën kulturën, por mund të kenë interes të zgjerohen edhe në fusha të tjera.

Ky është një fillim i mirë për gjuhën dhe kulturën shqiptare në përgjithësi në universitetin e Harvardit. Aspirata e tij e hershme është që në një moment të dytë të ketë një katedër të gjuhës dhe studimeve shqiptare. Kjo do të ishte një prani më konkrete në universitetin prestigjoz. “Po shohim si i kanë bërë të tjerët, po ndiek procedurat dhe në një moment do të mund ta ndjekim dhe ne”, thotë Z. Limani.

Ai beson se kërkesa për gjuhën shqipe nuk do të vijë vetëm nga shqiptarët, por edhe nga studentë të huaj dhe shpreson që kjo të  jetë një mundësi për t’u thelluar më tej në studimet albanologjike. Aksesi i të rinjve më të mirë të fushave në gjuhën, kulturën dhe traditat shqipe, është një mundësi për të njohur botën me ne dhe njëkohësisht një mundësi për biznes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0