Gjirafa,Inc.dhe Cactus Education nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Përditësuar së fundmi: 15/02/2020

Gjirafa Inc. dhe Cacttus Education nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Share
nga Melsena Danglli
Shk 15, 2020

Cacttus Education është shkollë e lartë që ofron studime profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit. Ajo zhvillon aktivitetin e saj në Kosovë.Gjirafa Inc. është motorri i parë i kërkimit në gjuhën shqipe, i cili ofron akses në të dhëna që aktualisht nuk mund të gjenden online. Kjo kompani ka si mision ndërtimin e Internet Economy në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Bashkëpunimi mes Cacttus Education dhe Gjirafa Inc. ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e trajnimeve dhe zhvillimeve profesionale me fokus në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Lexo këtu:  Gjirafa do të dixhitalizojë Ballkanin. Kompania kosovare financohet 6.7 milionë dollarë nga Rockaway Capital

Kompania Gjirafa është zotuar të angazhojë në praktikë studentë dhe kandidatë të suksesshëm të programeve të trajnimeve në Cacttus Education. Marrëveshja përfshin edhe shkollimin në programe të rëndësishme për fushën e programimit, si dhe bashkëpunim me folës nga Gjirafa, për programet e trajnimit në Cacttus Education si dhe programe të shkollës profesionale.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Education Z. Besim Ilazi dhe nga themeluesi dhe CEO i Gjirafa Inc., Z. Mergim Cahani. Kjo marrëveshje synon të krijojë një bashkëpunim ndërmjet të dy palëve duke promovuar vlerat e përbashkëta dhe duke ofruar mundësi për zhvillim profesional për programuesit e rinj.

 

Subscribe në kanalin tonë në YouTube