Gjigandi holandez i çokollatës hap fabrikë prej 90 milionë euro, ofron shëtitje me karusel

Gjigandi holandez i çokollatës hap fabrikë prej 90 milionë euro, ofron shëtitje me karusel

Një nga fabrikat më të mëdha të çokollatave në Holandë do t’ju ofrojë shëtitje të paharrueshme me karusel nga ku mund të shikoni nga afër të gjithë procesin e prodhimit të ëmbëlsirave. Fabrika “Tony’s Chocolonely” do të kthehet në një park ëmbëlsirash, duke iu dhënë mundësinë t’i bini rreth e rrotull me karusel. Fabrika ka kërkuar leje për ndërtimin e tij në Zaandam, në veri të Amsterdamit.

Vizitorët do të jenë në gjendje të ndjekin procesin e plotë të prodhimit të çokollatës, ashtu si në filmin e Fabrika e Çokollatave. Projekti 3D i ndërtesës tregon se ajo do të përbëhet nga tre pjesë, një depo me tulla të kuqe, një pavijon i kuq për vizitorët dhe një njësi fabrike më bashkëkohore.


Për ndërtimin e fabrikës do të duhen tre vjet, me një kosto prej më shumë se 100 milion eurosh. Udhëtimi me karusel kalon nëpër njërën prej ndërtesave, por mësohet se nuk do të hyjë në fabrikë dhe se vizitorët do të hyjnë në fabrikën e prodhimit në këmbë. “Tony Chocolonely” pret që kompleksi i ri të krijojë rreth 600 vende pune dhe do të ketë kapacitet për deri në 500,000 vizitorë në vit.

DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0