Gjermania e interesuar për mbështetjen e industrive shqiptare - Business Magazine Albania

Gjermania e interesuar për mbështetjen e industrive shqiptare


Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti dje në një takim Kryeministrin e Landit të Hessen në Gjermani Volker Bouffier, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri së bashku me një grup deputetësh të këtij Landi, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Në bisedën me zyrtarin e lartë gjerman, Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Gjermanisë për vendin tonë në procesin e reformave, si rezultat i të cilave, Shqipëria, si vend kandidat, është sot më pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Ministri Bushati falënderoi Kryeministrin Bouffier për ndihmën konkrete që shteti i Hessen po i ofron Shqipërisë nëpërmjet mbështetjes me bursa për studentët shqiptarë, për trajnim profesional, një fushë ku, sic vuri në dukje Ministri Bushati, në Shqipëri ka ende mungesa dhe që është e lidhur drejtpërdrejt me nevojat e tregut.

Më tej, Ministri Bushati theksoi domosdoshmërinë e intensifikimit të lidhjeve ekonomike dhe marrëdhëniet në fusha të ndryshme të sektorit ekonomik, ku shteti i Hessen, si një nga ekonomitë më të shëndetshme në Gjermani, ka shumë për të ofruar. ​

Nga ana e tij, Kryeministri Bouffier nënvizoi se vizita e tij kishte për qëllim, ndër të tjera, rritjen e interesit të publikut gjerman për vendin tonë.

Bouffier ndau mendimin e Ministrit Bushati për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, përmes Dhomave të Tregtisë dhe Dhomave Artizanale në shërbimet e transportit (Aeroporti Ndërkombëtar Frankfurt), SME-ve, industrisë kimike dhe farmaceutike, etj.

Investitorët kërkojnë siguri dhe stabilitet – theksoi Kryeministri, duke nënvizuar rëndësinë e një sistemi drejtësie të pavarur dhe luftën kundër korrupsionit, për çka Ministri Bushati e njohu me masat e marra nga qeveria shqiptare për këtë qëllim.

Burimi: kohajone.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0