Gëzim Hidri, mjeshtri shqiptar i gdhendjes së gurit

Gëzim Hidri, mjeshtri shqiptar i gdhendjes së gurit


Që në vogëli është marrë me punimin e gurit. I cilësuar nga mediat britanike si “Skllav i Gurit”, Gëzim Hidri është një artist mjaft i njohur dhe i dashur për shqiptarët dhe shumë të tjerë që e njohin artin e tij.

Për BusinessMag,al ai thotë se pasioni për të punuar në këtë fushë, i është ushqyer nga i ati, i cili ishte artizan i drurit, ndërsa Gëzimi ka kuptuar se punimi i gurit ishte fusha ku dëshironte të fokusohej, pasi tingulli i daltës i jepte atij frymëzim për të krijuar vepra unike.

Në momentin kur ai i vendosi si qëllim vetes krijimin e kokës së Hipokratit, kuptoi se kjo ishte rruga që duhet të ndiqte. Sa më shumë që punonte aq më shumë entuziazmohej nga puna e tij. “Aty kuptova që kisha ardhur në këtë jetë enkas për atë profesion”. Sigurisht që të gdhendësh gurin është art më vete, por art për Gëzimin është gdhendja e kohës nga njeriu.

Një moment tjetër kulminant në jetën e tij Gëzimi cilëson “kohën kur nxirrte filiza”, pasi në moshën 26 vjeçare ai jepte mësim në shkollën e Gramës dhe përgatiste studentët për në universitet.

Gëzimi me artin e tij ka tërhequr vëmendjen në Greqi e Angli, ku nga mediat britanike është cilësua edhe “Skllav i gurit”. Në vitin 2006 një artiste, e cila merrej me restaurim katedralesh, kur është prezantuar me portretin e krijuar i ka thënë atij: “Lër disa gjëra mangët që të duket se e ka bërë njeriu”. Pikërisht këtë moment ai e quan si moment goditës, moment motivimi dhe kurajoje.

Lexo: Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, shfaqet në Times Square

Në Tetor 2018 ai ka hapur një ekspozitë ne Venezia, në të cilën morën pjesë 150 artistë dhe është vlerësuar me çmimin Michelangelo Foundation nga Victorio Zgarbi. Madje ai ka tërhequr edhe vëmendjen e lordit anglez Jacob Rothschild, i cili punën e tij e ka quajtur neoetruske. Një tjetër ekspozitë e tij është prezantuar edhe në Greqi. Në ambientet e presidencës Gëzimit i është dhënë mundësia që të hapë një ekspozitë. Interesi i lartë bëri që ekspozita nga tre ditë që ishte parashikuar, qëndroi hapur 20 ditë.

Për BusinessMag.al ndër punimet e tij më të veçanta cilëson Mozaikun, se kë e cilëson vlerëson si Abtaren e tij.“Mozaiku më shpjegoi gjithashtu që piktura është emocion i shpirtit brenda fragmentit të kohës”.

Ai synon të japë mësime skuplture për të gjithë njërëzit me aftësi të kufizuara, të cilët nuk kanë mundësi të lëvizin këmbët, por që duart dhe mendjen e kanë në gjendje të mrekullueshme. Së fundi, ai u shpërblye me titullin mjeshtër nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0