Gevio Tabaku, fitues në programin global UGRAD

Gevio Tabaku, fitues në programin global UGRAD


Emri i tij  nuk është i pa njohur për lexuesin e BusinessMag.al. Bëhet fjalë për djalin nga Gramshi, Gevio Tabakun, i cili u prezantua në kompeticionin SuperGeneration me idenë e tij për Portalin Studentor, ku edhe fitoi çmimin e dytë. Që pas atij momenti portali është vënë në funksion dhe ka punuar fort për t’u ardhur në ndihmë studentëve në provimet e maturës.

Për BusinessMag.al ai shprehet se ka marrë një Feedback pozitiv dhe se interesi për portalin ka qenë i lartë. “Besoj që Portali e ka nisur mbarë dhe që jemi në rrugën e duhur”, thotë ai.

Ditët e fundit ai konkuroi në Programin Global UGRAD, ku u përzgjodh fitues. Me këtë çmim atij iu dha mundësia e studimeve për një semestër akademik në SHBA, nga Ambasada Amerikane.

Pas programit ai synon të kthehet në Shqipëri, ku dëshiron shumë që njohuritë t’i vëjë në praktikë. “Kjo është një eksperiencë shumë e mirë për ne të rinjtë, sidomos për ne që duam të jetojmë dhe të kontribuojmë për vendin tonë dhe që planifikojmë të ardhmen tonë këtu”.

Sipas tij, ky program është ekselent, për të gjithë ata të rinj që dëshirojnë të jenë pjesë aktive e komunitetit dhe që dëshirojnë të shohin ndryshim dhe përmirësim në vendin e tyre.

Lexo: Një portal i ri do t’iu shërbejë studentëve të Shqipërisë

Programi Global UGRAD është një program shkëmbimi, që ka në fokus të përgatisë liderët e së ardhmes. Afërsisht 250 të rinj nga 55 shtete të ndryshme, përzgjidhen për të kryer një semestër akademik në SHBA në mënyrë të tillë, që të fitojnë eksperiencë, të ekspozohen në sistemin e edukimit të SHBA-ve dhe të bëhen liderë më të mirë në vendin e tyre. Programi kërkon që gjatë kohës që studion në SHBA, të kryesh gjithashtu punë vullnetare në komunitet dhe më pas eksperiencën që merr atje, t’a transmetosh edhe në vendin tënd, duke ndihmuar në përmirësimin e tij.  Për t’u bërë pjesë e këtij programi, nevojiten disa kritere, ku kryesori është aktivizimi në komunitet. Aplikimi është i hapur për të gjithë ata që duan të synojnë të jenë fitues e të jenë në shërbim të komunitetit.

Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit dhe nëse nuk do i ndryshojnë ata gjërat, atëherë kush do t’a bëjë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0