Genti Selenica: "Baboon AI dhe atWork, vetëm 2 prej shumë risive që ka përqafuar Baboon Delivery kohët e fundit" - Business Magazine Albania

Genti Selenica: “Baboon AI dhe atWork, vetëm 2 prej shumë risive që ka përqafuar Baboon Delivery kohët e fundit”

Baboon Delivery, pjesë e ekselencës së produkteve "Made in Albania", na njeh me risitë që ka përqafuar për rrugën drejt suksesit të vazhdueshëm

Jetojmë në një kohë ku teknologjia dhe inovacioni janë bërë pjesë integrale e jetës së përditshme dhe Baboon Delivery po shquhet si një prej startup-eve më premtues dhe inovatorë në fushën e shërbimeve të dorëzimit në Shqipëri. Themeluar nga Genti Selenica, Baboon ka arritur të bëhet një emër sinonim me cilësinë, efikasitetin, dhe përshtatjen ndaj nevojave të ndryshme të konsumatorëve. Ky artikull synon të hedhë dritë mbi risitë e reja që Baboon ka përqafuar, sfidat e hasura gjatë rrugëtimit të tyre, dhe planet për të ardhmen që premtojnë të ndryshojnë peizazhin e shërbimeve delivery në tregun shqiptar.

Cilat janë risitë e reja që Baboon ka përqafuar?

Faleminderit për pyetjen, dhe para se t’i jepja një përgjigje do doja shumë që të falenderoja klientët tanë që besojnë tek ne, restorantet dhe Stafin e mrekullueshëm të Baboon Delivery, pa harruar këtu edhe korrierët të cilët bëjnë një punë të pa lodhur përditë.

Baboon do të thoja që tashmë hyn në listën e bizneseve ekselente Made In Albania, dhe si të tillë kemi përgjegjësinë e madhe të krijojmë dhe zhvillojmë inovacion në treg, për t’i dhënë vlerë si networkut tonë por edhe gjithë komunitetit.  Viti 2024 për ne është një vit me shumë risi dhe me innovacion në disa aspekte, për sa i përket klientëve bizneseve logjistikës por edhe kompanive. Lançojmë Pagesat Online me Visa/Mastercard, një kanal i ri shitjesh për të cilët klientët tanë kanë pasur shumë nevojë, dhe e bën Baboon Delivery më kompetitiv në treg, duke krijuar avantazh.

Baboon atWork, inovacioni jonë i tretë epokal, që vjen me një platformë të dedikuar për të gjitha kompanitë (B2B) të cilat duan t’i ofrojnë një buxhet dreke stafit të tij, projekt i cili ka filluar të konceptohet, analizohet dhe zhvillohet që para pandemisë.  Nëpërmjet platformës atWork, funksion që aktivizohet në app automatikisht, punonjësit mund të planifikojnë ushqimin e javës nga restorante të specializuara dhe delivery eshte FREE kudo në Tiranë. 

Ne datën 1 mars të gjitha kompanitë e interesuara në zonën e Tiranës dhe Durrësit mund të aplikojnë tek ky link ] për tu futur në waiting list të kompanive të para në Shqipëri që do të kenë këtë shërbim. Në pjesën e parë të vitit kemi lançuar në app edhe konceptin e Stores, ku e imagjinojmë Baboon si një Amazon të vogël për local delivery në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkohë në pjesën tjetër të vitit fokusi do të jetë tek përmirësimi i logjistikës kur do lançojmë algoritmin 3.0 i cili do përmirësojë akoma më shumë eficiençën e korrierëve, bizneseve dhe klientëve për të patur kohë më të shpejtë shpërndarjeje.

Lexo edhe:Baboon, aplikacioni shqiptar food-delivery vlerësohet si një prej kompanive me praktikat dhe kushtet më të mira në punës në Evropë

Një risi shumë e madhe që kemi më shumë se 1 vit që punojmë është Chati në Baboon i cili do të jetë një mix midis AI + HUMAN, dhe besoj qe do të japim përgjigje akoma më të mira dhe të shpejta konsumatorit. Në temë AI, jemi në fazat përfundimtare të testimit të algoritmit të Remarketing & Retargeting të konsumatorëve tanë, duke përdor teknologjitë më të avancura në Machine learning në Google.

Pse lindi nevoja për to?

Në Baboon kemi një departament të specializuar R&D, i cili bën research në mënyrë konstante për User Expereince, User Attraction dhe Logistics. Duke patur një bazë klientesh shumë të madhe edhe nevojat për këto funksione janë rritur shumë, kërkesa është rriur. Përveç shkencës në Baboon analizojmë në mënyrë konstante feedback që marrim nga të gjithë keto aktor, dhe i kthejmë ëndrrat në realitet. 

 Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur gjatë zhvillimit të këtyre risive dhe si i keni tejkaluar ato?

Sfidat kryesore kur bën inovacione të mëdha, janë ato që lidhen me përthithjen sa më të shpejtë nga tregu.  Kur lançojmë produkte ose shërbime të reja, punojmë fort dhe gjatë tek komunikimi, marketingu, por edhe tek proceset e shitjes. Përpiqemi të japim maksimumin tonë që të jemi sa më shumë  profesionalë dhe të përulur para komunitetit të Baboon. Të them të drejtën, i kalojmë këto sfida me shumë punë dhe profesionalizëm, dhe duke dëgjuar në mënyra aktive feedback të tregut. 

 Si mendoni se këto risi do të ndryshojnë peizazhin e shërbimeve delivery në tregun tuaj?

Sigurisht do të rrisin transaksionet dhe volumet tona të biznesit duke penetruar akoma më shumë në jetën e konsumatorëve tanë dhe duke e bërë delivery-n më të përdorur dhe efiçent. 

 Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e Baboon Food Delivery dhe si do të vazhdoni të inovoni?

Planet janë të implementojmë mirë dhe shpejt gjithë këto pika që thamë, pasi impaktojnë në treg dhe në konsum.  Nuk duam të fshehim që po shohim zgjerimini në Europë, si ndoshta startupi i parë shqiptar teknologjik i cili merr këtë guxim kaq të madh. 

Le t’ja lemë këtë surprizë të ardhmes. 

Me një qasje të orientuar drejt inovacionit dhe të përqendruar në klientët, Baboon Delivery po vendos standardet për shërbimet delivery në Shqipëri dhe më gjerë. Nëpërmjet përfshirjes së teknologjive të reja dhe zgjerimit të ofertës së saj, Baboon synon të forcojë pozicionin e saj si lider në treg dhe të ofrojë zgjidhje të reja që përshtaten me nevojat në ndryshim të klientëve të saj. Në të ardhmen, me planet për zgjerim në tregjet europiane, Baboon Delivery premton të vazhdojë së surprizuari dhe të inovojë, duke mbajtur të përqendruar vizionin e saj për shërbim të shkëlqyer dhe përkushtim ndaj cilësisë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0