NATO po feston 70 vjetorin. Ky moment historik do të përputhet me 20 vjetorin e vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kjo është një nxitje e shkëlqyeshme për të ofruar këtë mundësi unike duke ftuar profesionistët e rinj të paraqesin esetë e tyre.
Interesi është të dihet se si e perceptoni NATO-n, çfarë do të thotë NATO për ju, cila është rëndësia e NATO-s si ofrues i sigurisë në Kosovë dhe më e rëndësishmja ne duam të lexojmë dhe të ndajmë përvojën dhe historinë tuaj personale lidhur me vendosjen e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë.
Udhëzimet e përgjithshme:
Konkursi i eseve është i hapur për të gjithë studentët dhe të diplomuarit (mosha 18 – 24)
Autorët duhet të dorëzojnë një ese prej 800-1200 fjalë për këtë temë. Ese-të me më shumë se 1200 fjalë nuk do të merren parasysh.
Esetë duhet të shkruhen duke përdorur: Times New Roman 12, double space.
Shënimet në fund të faqes duhet të integrohen në tekst duke përdorur: Harvard Style.
Shkruani esenë në gjuhën shqipe ose angleze.
Jini origjinal dhe ndani përvojën dhe historinë tuaj.
Çmimi:
Tri esetë më të mira do të marrin nga 150 Euro dhe një Certifikatë.
Si të aplikoni?
Dërgoni esenë tuaj së bashku me një dokument identifikimi (Letërnjoftim, Pasaport apo ID e Universitetit) tek donika.emini@qkss.org jo më vonë se 17 maj 2019 në 23:59.
Cili është përfitimi juaj?
Tri esetë e zgjedhura nga të dy grupet e pyetjeve do të shqyrtohen nga ekspertë dhe do të publikohen në faqen e Facebook të QKSS-së. Nëse jeni i interesuar për një karrierë në Hulutim dhe shkrime, shqyrtimi nga një ekspert i eseve është një përvojë e çmuar. Përveç kësaj, duke pasur një artikull të botuar në një botim të shquar, si QKSS dhe NATO PDD, do t’ju ndihmojë të zhvilloni dhe të vazhdoni karrierën në sektorin e sigurisë.
Esetë fituese do të zgjidhen nga një juri e ekipit hulumtues të QKSS- së. Fituesit do të shpallen në faqën e Facebook-ut të QKSS-së jo më larg se 10 ditë pas përfundimit të afatit.
Afati për dorëzim: 17 maj 2019
Ky aktivitet mbështetet nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s (NATO PDD) dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
/Kosovar Center for Security Studies-KCSS
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.