Garë “e ashpër” mes platformave të transmetimit. Disney nxjerr shërbimin e ri - Business Magazine Albania

Garë “e ashpër” mes platformave të transmetimit. Disney nxjerr shërbimin e ri

Disney do të nisë një shërbim të ri transmetimi të mbështetur nga reklamat në SHBA në dhjetor, një përpjekje kjo që kalon Netflix-in në garën për abonentët me pagesë.

Firma raportoi 221.1 milionë abonentë në tre platformat e saj të transmetimit në fillim të korrikut. Kjo e vendosi atë përpara Netflix, i cili tashmë  ka humbur një numër të madh abonentësh

Por Disney paralajmëroi se humbja e të drejtave të transmetimit për kriket në Indi do të zvogëlonte rritjen e abonentëve të saj në krahasim me parashikimet e mëparshme. Firma, e cila zotëron gjithashtu platformën e transmetimit për të rritur Hulu dhe ESPN+ të fokusuar në sport, tha se kërkesa për produktin e saj Disney+ mbeti e fortë.

Lexo edhe: Netflix shtrenjton shërbimin

Mbyllja brenda e njerëzve për shkak të  pandemisë u dha një nxitje shërbimeve të  transmetimit si Disney, por lehtësimi i kufizimeve të Covid nuk duket se po e pengon atë të tërheqë klientë të rinj.

Kompania shtoi 14.4 milionë abonentë të Disney+ në tremujor, shumë prej tyre jashtë SHBA-së – shumë më tepër nga sa prisnin analistët.

Firma planifikon të nisë shërbimin e saj të financuar nga reklamat jashtë SHBA-së vitin e ardhshëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0