Gara për privatizimin e Telekom Srbija në Serbi

Gara për privatizimin e Telekom Srbija në Serbi


Gjigandi i telekomunikacionit në Serbi, Telekom Srbija, është shumë pranë privatizimit. Ditën e mërkurë Ministri serb i Tregtisë, Turizimit dhe Telekomunikaiconit, Rasim Ljajiç, njoftoi se gjashtë kompani kanë hyrë në garë për të blerjen e 58 % të telekomit shtetëror.

Lajmin e raportoi agjensia e lajmeve Reuters ku ndër gjashtë investirorët spikasin emrat e Deutsche Telekom, Telekom Slovenije dhe Turkcell. Pas 14 ditësh autoritetet serbe do të dalin me një përgjigje zyrtare.

“Nëse nuk jemi të kënaqur nga ofertat, atëherë privatizimi i Telekom Srbija duhet të presë”, tha Ljajiç.

Ndër përpjekjet më të fundit për privatizimin e Telekom Srbija ishin tentativat e Telekom Austria për të blerë 51 % të aksioneve për 1.1 miliard Euro në 2011-tën. Qeveria serbe e refuzoi këtë ofertë duke e konsideruar të ulët.

Kryeministri Serb, Aleksandër Vuçiç ditën e hënë tha se priste oferta që kapin shifrat 1.4 miliardë Euro për 58 % të aksioneve. Në ditët e para të këtij muaji u fol edhe për një interesim të mundshëm nga China Telecom Group, pretendime të cilat u mohuan nga Ljajiç.

Aktualisht Telekom Srbija zotëron operatorin e dytë më të madh në Bosnjë-Hercegovinë, Telekom Srpska dhe kontrollon operatorin mobil Malazez M:Tel. Fitimet vjetore të kompanisë llogariten në 158 milionë dollarë dhe numëron afro 8600 punojës.

Sipas Broadband News, pretendenti kryesor për blerjen e Telekom Srbija me ofertën më të madhe është fondi amerikan Colbeck Capital, i cili ka ofruar 1.47 milionë Euro.

Që në muajin Gusht kanë aplikuar 14 kompani, një listë e publikuar nga Telegeography si më poshtë: Abu Dhabi Investment, Advent International, Apollo Global Management, BC Partners, Colbeck Capital Management, CVC Capital Partners, Deutsche Telekom, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bulgarian Telecomunications, Mid Europa Partners(ish pronar të Serbia Broadband), Mobile TeleSystems, Novator Partners, Telekom Slovenije dhe Turkcell.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0