Gara për “Luanin e Artë”. Hapet Festivali i Filmit në Venecia - Business Magazine Albania

Gara për “Luanin e Artë”. Hapet Festivali i Filmit në Venecia

Edicioni i 79-të i Festivalit të filmit në Venecia e ngriti siparin me filmin “White Noise” të Adam Driver, që rrëfen dramën e një krize vdekjeprurëse shëndetësore, keqinformimit dhe barnave me recetë.  “White Noise” është i pari i katër filmave të prodhur nga Netflix që konkurrojnë për çmimin kryesor “Luani i Artë”, teksa platforma e njohur po kërkon të forcojë kredencialet e saj artistike.

Një satirë e mprehtë dhe e këndshme e kulturës amerikane të konsumizmit dhë këndvështrimit akademik është ajo që bashkoi Driver me regjisorin Noah Baumbach, pas një tjetër bashkëpunimi të shumëlëvduar të tyre, “Marriage Story”.

Lexo edhe: Kinematografia shqiptare, një industri pa financa

Festivali, zhvillohet çdo vit në ishullin Lido, i rrethuar nga plazhet dhe mbërrin saktësisht në kohën e duhur për nisjen e fushatave të çmimeve  Oscar. Tetë nga 10 Oscarët e fundit për regjisorin më të mirë kanë shkuar për filma, që premierën e tyre e patën pikërisht në Venecia, përfshirë fituesen e ceremonisë së këtij Jane Campion me “The Power of the Dog” – një tjetër prodhim i Netflix.

Në Lido ishte dhe aktorja franceze Catherine Deneuve, që u shfaq me një flamur ukrainas të ngjitur në xhaketën e saj teksa mbërriti për të marrë një cmim të shumëmerituar karriere. Politikania amerikane Hillary Clinton ishte ndër personat e tjerë të famshëm që shkelën në tapetin e kuq të celjes së festivalit më të gjatë të filmit në botë, juria e të cilit kryesohet këtë radhë nga aktorja e famshme amerikane, Julianne Moore. 23 filmat e e përzgjedhur ta garojnë përgjatë 10 ditëve të festivalit dominohen kryesisht nga filma hollivudian dhe europiano-perëndimorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0