"Game of Thrones" ju tregon të ardhmen e marketingut të përmbajtjes

“Game of Thrones” ju tregon të ardhmen e marketingut të përmbajtjes


Unë normalisht i urrej postet e blogut që përpiqen të nxjerrin një leksion biznesi të zbehur nga risia më e fundit e kulturës pop … si përshembull “Pesë Gjërat që Blogerët mund të mësojnë nga Kim Kardashian”.

Por unë do ta bëj këtë sot, sepse mësimi është mjaft i madh për mua që ta marr atë rrezik. Ekziston një e vërtetë e marketingut pas serialit televiziv ‘Game of Thrones’. Unë mendoj se ju do të pajtoheni me këtë gjykim…

Mësimi që merrni nga “Game of Thrones” për marketingun e përmbajtjes

Unë vetëm kohët e fundit fillova të interesohem për Game of Thrones, seria televizive më e famshme në histori. Në mes të vërshimit të shfaqjeve që konkurrojnë për vëmendjen e botës, si arriti kjo shfaqje të kap një audiencë që tashmë është zhytur në përmbajtje?

Sepse është e përshtatshme dhe superiore.

Shfaqja bëri bujë duke shfrytëzuar popullaritetin e një romani ekzistues, por gjithashtu duke krijuar një apel të gjerë për një botë fantastike fantazie.

Së dyti, ajo ishte superiore ndaj pothuajse çdo prodhimi tjetër në TV. Çdo episod është si të shikosh një film spektakolar dhe me buxhet të lartë. Skenat janë të ndërlikuara, aktrimi është i klasit të parë, detajet në sete dhe kostume janë mahnitëse. Episodet janë filmuar në Irlandë, Spanjë, Marok, Kroaci, Islandë dhe shumë peisazhe të tjera të mrekullueshme.

Kur përmbajtja është superiore, ajo krijon biseda, shpërndahet më shumë dhe ju e dini se përmbajtja nuk ka vlerë nëse nuk shihet dhe shpërndahet mjaftueshëm. Kërkimet tregojnë se përmbajtjet më të shpërndara nxisin kuriozitetin dhe i bëjnë njerëzit të shohin diçka të re… në këtë rast ka më shumë emocion pas përmbajtjes sesa në artikujt me pika “7 këshilla për marketingun e përmbajtjes.”

Relevant dhe superior

Njësoj si Game of Thrones, ju duhet të jeni relevant dhe superior për të fituar.

Jo detyrimisht duhet të filmoni videot tuaja të YouTube në Kroaci, por ju duhet të gjeni një vend interesant dhe ta zotëroni atë.

Nëse jeni një dentist, nuk mund thjesht të filloni një blog të ri dentar dhe të keni sukses. Nëse jeni një makeup artist, vetëm një video e re në YouTube nuk do të ishte mjaftueshëm. Nëse je një agjent i pasurive të patundshme, nuk ju duhen thjesht dis foto shtëpish në faqen tuaj në Instagram.

Si të jeni i përshtatshëm në një mënyrë që të tjerët nuk janë?

Si të jeni superior, dhe të vazhdoni të jeni të tillë, ditë pas dite?

Ndërkohë që kjo detyrë mund të duket e frikshme (dhe është e tillë), nuk është e mundur. Mbani mend, nëse jeni një dentist, jo domosdoshmërisht duhet të bëheni dentisti më fantastik në botë. Ju duhet të bëheni dentisti më i mirë në komunitetin tuaj… në qoshen tuaj.

Interneti vetëm sa ka filluar. Idetë, njerëzit dhe përmbajtja që do të ndikojë te ne për 10 vitet në vazhdim nuk ekziston për momentin. Ndoshta ajo shkëndijë do të vijë nga ju që po lexoni këtë artikull.

Nuk duhet të keni dragonj që nxjerrin zjarr nga goja apo të keni stafin e Hollywood-it për të qenë të suksesshëm. Ju nuk duhet të bëheni Game of Thrones. Ju duhet të jeni Game of Thrones, të përshatshëm dhe superior, në qoshen tuaj.

/MARK SCHAEFER

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0