Mendoni se ju mjafton koha që keni në dispozicion
Të gjithë ne ankohemi vazhdimisht se nuk kemi kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përfunduar të gjitha gjërat që duam. Pjesërisht për një gjë të tillë një pjesë të mirë të fajit e kemi edhe vetë ne, sepse të gjithë e dimë që një ditë-natë ka 24 orë. Nëse për dikë një kohë e tillë është e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha objektivat që i ka vendosur vetes dhe për dikë tjetër ajo nuk është fare e mjaftueshme, atëherë me siguri personit që nuk i del koha duhet të mendojë se ka diçka që nuk shkon me menyrën sesi ai e menaxhon kohën dhe duhet të përpiqet që të gjejë mënyra të reja për t’ia dalë më së miri dhe për të përfituar sa më shumë nga koha që ka në dispozicion. Duke u ankuar vazhdimisht nuk do të ndihmojë që gjërat të zgjidhen, por në vend të kësaj filloni të mirë menaxhoni kohën tuaj.
Lexo: Dështimi, fjala që urrejmë të gjithë, por që na mëson kaq shumë gjëra
Jo gjithmonë kur punoni jeni produktivë
Të jesh i zënë me punë nga mëngjesi deri në darkë nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni edhe produktivë.
- Përcaktoni gjërat të cilat janë të rëndësishme dhe që nuk mund të presin të realizohen më vonë.
- Zbatoni një strategji organizative
- Shmangni të gjitha shpërqendrimet
- Nuk duhet të jeni perfekt
- Shoqërohuni me njerëz të tjerë produktivë
Llogarisni kohën gabim dhe përqëndroheni më shumë në menaxhimin e kohës sesa në menaxhimin e detyrave
Mënyra më e mirë për të pasur sukses në një pikë të tillë është që ju të masni kohën që shpenzoni për detyrat që keni gjatë një ose dy javëve. Përbri çdo detyre ju duhet të shënoni kohën që ju duhet për një detyrë të caktuar, dhe në rast se ajo përsëritet ju duhet të dini paraprakisht sesa kohë ju merr realizimi i saj. Pjesa më e madhe e njerëzve, të cilëve nuk u mjafton kurrë koha për të përfunduar një detyrë të caktuar është se ata nuk përqendrohen në menaxhimin e kohës, por në menaxhimin e detyrave të ndryshme. Ndaj këshillohet që edhe ju mos gaboni në një pikë të tillë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.