Fuqizo aftësitë shitëse & menaxheriale – kurse 50 Euro - Business Magazine Albania

Fuqizo aftësitë shitëse & menaxheriale – kurse 50 Euro

aftësitë shitëse

Për të gjithë të interesuarit në sektorin e shitjes, marketingut dhe udhëheqjes sipërmarrëse, Denis Gafuri Sales Training organizon grupin e gjashtë të kursit “Power Sales Skills”.

Programet e duhura të trajnimeve dhe kurseve të ndryshme janë të domosdoshme për të forcuar shprehinë e punës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të keni progres të vazhdueshëm në karrierë.

Kursi ju ndihmon që të zhvilloheni në aspektin personal dhe profesional, duke u përgatitur për sfidat që ju presin në të ardhmen, për komunikimin dhe qasjen e duhur ndaj secilit klient, ndikimin dhe bindjen në shitje dhe teknikat e shitjes. Nëse dëshironi të kuptoni përgjigjen e klientit edhe përmes gjuhës së trupit, atëherë ky kurs është investimi ideal për të mësuar dhe kuptuar komunikimin joverbal nga secili person që mund të keni perballë.

Vendet për aplikim janë të limituara.

Për të gjithë të interesuarit ky aplikim mbyllet me datë, 04.12.2022 | 16:00 Power Sales Skills

Ndryshojeni mendësinë dhe dallojeni veten nga konkurentët, duke besuar në vlerat e jashtëzakonshme që ofroni me produktet apo shërbimet tuaja.

Është vendi në të cilin mësoni se si të zhvilloni biznesin tuaj dhe të rrisni fitimin tuaj për 30 % nga Trajneri dhe Mentori më i njohur dhe i suksesshëm në vend dhe rajon Denis Gafuri.

Kurse 50 Euro duke u regjistruar ne: Power Sales Skills

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0