Fuqizimi i gruas, mundësi për vendin. Dhoma Ekonomike e Gruas dhe BERZH në një tryezë me gratë sipërmarrëse - Business Magazine Albania

Fuqizimi i gruas, mundësi për vendin. Dhoma Ekonomike e Gruas dhe BERZH në një tryezë me gratë sipërmarrëse

Dhoma Ekonomike e Gruas

Në këtë muaj të gruas, gratë sipërmarrëse u mblodhën në një tryezë të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. “Lidershipi dhe Roli i Gruas në Ekonominë Shqiptare” mblodhi dhjetëra gra sipërmarrëse dhe drejtuese të koorporatave në vend në takimin hibrid, zhvilluar në Hotel Plaza dhe online.

Paneli solli pikërisht modelin më të mirë të lidershipit, gra profesioniste që drejtojnë, institucione e kompani ndërkombëtare, ashtu si edhe sipërmarrje me përvojë në vend.

Ekaterina Solovova, Drejtore e BERZH për Shqipërinë solli në vëmendje të zonjave programin që zbatohet nga BERZH për Gratë në Biznes, i financuar nga Suedia, Luksemburgu, Italia dhe BERZH. Ajo theksoi impaktin e shpejtë që ka mbështetja e grave në biznes, por edhe nevojën për të bërë më shumë në këtë drejtim.


Kryetarja e Dhomës Ekonomike Antonela Hako, përmes përvojës së saj në drejtimin e kompanisë, tregoi sfidat që has një grua në biznes dhe mundësitë e fuqizimit. Ajo solli në vëmendje mundësitë më të mira sot për të zhvilluar sipërmarrjen, duke vënë në dukje programet, projektet dhe institucione të dedikuara, si Dhoma Ekonomike e Gruas. “Nevoja për forcimin e lidershipit në rradhët e grave është sot më e ndjeshme se kurrë në drejtimin që bota po merr, është ndër elementët më jetik në biznes”, theksoi Hako duke shtuar se, “si Dhomë Ekonomike, jemi përpjekur që të takojmë dhe dëgjojmë sa më tepër gra biznesmene nga e gjithë Shqipëria, për të njohur më thellë interesat e tyre, qëllimet, arritjet, por edhe problemet dhe nevojat për mbështjetje që kanë për ta çuar më përpara biznesin e tyre. Kudo kemi gjetur dhe takuar gra punëtore, të mënçura dhe sipërmarrëse të iniciativave që edhe burrat do ishin menduar përpara se t’i ndërmerrnin dhe ja kanë dalë, ndonëse vështirësitë, tregu dhe mbështetja kanë qenë minimale.

Ngritja e Dhomës Ekonomike të Gruas u vlerësua edhe nga znj. Petra Burcher, Këshilltare, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë në Shqipëri.

Gjatë fjalës në panel, znj. Ardiola Hristic, Menaxhere, Koordinatore Rajonale për Konsulencën Lokale në Ballkanin Perëndimor, BERZH, theksoi se programi Gratë në Biznes ka konsultuar deri më tani 900 gra sipërmarrëse të fushave të ndryshme.

Në diskutimet e kësaj tryeze, u ngrit nevoja e mbështetjes dhe lehtësive më të mëdha në financimin e grave sipërmarrëse. Një hap i rëndësishëm edhe sipas Drejtores Ekzekutive të Union Bank znj. Flutura Veipi, e cila tha se kreditë e marra nga klientet gra tregojnë se kanë një përformacë më të mirë, duke i shlyer në kohë. Ajo, theksoi se gratë duhet të fuqizohen duke ruajtur rolin e tyre dhe duke u kujdesur që barazia të nënkuptojë përfshirje të drejtë të të dy gjinive në angazhimet shoqërore e familjare.

Rreth modelit të Lidershipit të Gruas foli Drejtorja Ekzekutive e Vodafone Albania, Katia Stathaki. Ajo theksoi nevojën e fuqizimit, jo vetëm të vetes si grua, por edhe të grave dhe komunitetit përreth, duke dhënë mundësinë e krijimit të një sinegjie pozitive në komunitet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0