Fryma e marrëdhënieve në çift - Business Magazine Albania

Fryma e marrëdhënieve në çift

Të ndërtosh një marrëdhënie cilësore në çift nuk është dhe aq e lehtë sa mendojmë.

Duke anashkaluar fazat që një marrëdhënie kalon deri në finalizim është e rëndësishme të themi se patjetër duhet të jetë shpirtërisht e kënaqshme për të dy partnerët. Mund të ndodhë që kjo marrëdhënie të kthehet përmbys duke sjellë ndjenjën e lodhjes, ose në të kundërt të vazhdojë e shëndetshme. Ajo që ka vërtet rëndësi është energjia që marrëdhënia jonë na jep.

Të jemi bashkë në kuptimin e parë të fjalës:

Për të qëndruar pranë partnerit/partneres jo vetëm në ndodhitë pozitive. Për të ecur drejt suksesit duke ngritur njëri-tjetrin, duke frymëzuar dhe duke qenë shtysa më e madhe. Nëse partneri/partnerja sjell kaos në jetën tuaj duke ç’ekuilibruar lumturinë tuaj të përgjitshme, do të thotë se ju keni zgjedhur që ai/ajo të jetë qendra e ditës tuaj. Zgjedhja është juaja. Bëjeni atë me kujdes!

Ashtu si një qenie njerëzore i duhet frymë për të mbijetuar edhe dashurisë i duhet “ajër i pastër” për të lulëzuar.

Ofrimi i asaj çfarë i mungon marrëdhënies tuaj është një gjest i vërtetë dashurie, i cili do të mbetet gjithmonë i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Në fillimin e marrëdhënieve çdo gjë duket e përsosur. Por më pas… në vijimësinë e përditshmërisë hasim sjellje që e ‘trembin’ marrëdhënien.

Marrëdhëniet në çift janë të konsoliduara dhe me baza reciprocikisht të dobishme për të dyja palët.

Ndaj dhe jo pak herë kalojnë në faza të pakuptueshme dhe ndoshta të pazgjithshme. Ndihet gjithmonë nevoja për të kuptuar dhe pranuar që lidhja me partnerët është e destinuar të kalojë në faza të caktuara të cilat kanë nevojë për përkujdesje të veçantë nga ju. Një marrëdhënie do ushqim, do përkujdesje dhe vëmendje të përditshme në mënyrë që të zhvillohet.

Lidhja që ju ndërtoni me partnerin/en tuaj është vazoja e lules, simboli i dashurisë, për të cilën duhet të kujdeseni. Pavarësisht sa goditje mund të përjetojë vazoja, ju duhet të përpiqeni që lulja të mos e humbë freskinë dhe të vazhdojë të lulëzojë gjithmonë dhe më shumë.

Në krizat e momenteve afatshkurtra apo afatgjata duhet të jeni të kujdesshëm, vigjilentë dhe të ruani qetësinë tuaj.

Të studioni dhe kuptoni çfarë mungon, çfarë është e nevojshme të dhurohet dhe të jepni maksimumin nga vetja për ta arritur këtë të fundit. Për të kapërcyer momentet e krizave në çift është e nevojshme të zotëroni disa karakteristika dhe virtyte në veten tuaj.

Lexo edhe: Marrëdhëniet në çift dhe fëmijët

 Çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi i vazhdueshëm dhe i sinqertë.

Sigurisht që diçka e tillë arrihet me vullnetin dhe dëshirën e të dyja palëve. Ju merrni përsipër lëvizjen tuaj.

Të jeni të gatshmëm për të punuar për mosmarrëveshjet dhe përtej vështirësive që mund të hasni në rrugëtimin tuaj të përbashkët. Të transformoni konfliktin në strategji me zgjidhje të matura. Duhet të përballeni me realitetin duke sfiduar çdo vështirësi që mund t’ju shfaqet, që të mund të arrini të prekni “paqen” në çift.

Sa e rëndësishme është dashuria për një çift, po aq është edhe besimi. Eshtë diçka që nëse thyhet, gjithmonë do të ketë dyshime për ngjitjen e tij. Duke njohur mirë partnerin në krah, nuk ka vend për xhelozi (barërat e këqija të marrëdhënies). Xhelozia është reflektim i ndjesisë së kërcënimit në çift, që jo gjithmonë bazohet në realitet. Dhe jo pak herë ndodh të jetë vendimtare për përfundime.

Mos e humbisni sensin e humorit

Pavarësisht vështirësive të ndryshme, planifikoni pak argëtim për të rikuperuar marrëdhënien ndoshta jo aq të gjallë si në fillim. Kinema si në momentet e njohjes, darka nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pse jo udhëtime… Organizoni aktivitete për t’u shpërqëndruar nga jeta e përditshme dhe monotonia që mund të ketë kapluar rrethin tuaj të dashurisë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur kohës së përbashkët.

Ndani me partnerin tuaj mësimet e jetës pasi gjithçka e tillë rrit ekzistencën e jetesës tuaj si një qenie e fuqishme së bashku. Diçka e tillë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të fuqishme dhe të shëndetshme. Ju do të rriteni bashkë me sprovat që jeta ju ofron. Do të kuptoni pikat e forta dhe jo të forta të njëri-tjetrit dhe kështu më vonë do të punoni fort për të patur një jetë sa më të suksesshme.

Bëhuni shtylla kryesore ku partneri/partnerja juaj do të gjejë gjithmonë përkrahje për ndodhitë pozitive dhe ato negative. Ju duhet t’i dhuroni një mbështetje të lartë emocionale tek e cila duhet të ndjejë gjithmonë siguri pavarësisht situatave që do t’i duhet të kalojë. T’i siguroni që do të jetë gjithmonë i vlefshëm pavarësisht dallgëve të jetës dhe ta komplimentoni. Do t’ju bëjë ju personalisht një partner/e unik/e dhe sigurisht çiftin tuaj shembull konkret për një marrëdhënie të shëndetshme, të besueshme dhe afatgjatë.

Intimiteti është një faktor kyç i një lidhje në çift.

Krijoni për veten tuaj dashuri, romancë dhe marrëdhënie intime të vazhdueshme. Këto janë gurët e themeleve të një marrëdhënie të shëndetshme dashurie. Duke qenë shokë të shkëlqyer në dhomë dhe në jetë është mënyra perfekte e suksesit në marrëdhënien në çift. Duhet të keni dëshirë dhe pasion të pa përshkruar për të qenë së bashku si çift dhe si miq. Ndonjëherë mund të mendoni se shkëndija ka mbaruar, por ka shumë mënyra për ta rindërtuar atë përsëri. Gjithçka çfarë duhet të bësh është të provoni rikuperimin. Nëse ju peshoni se një mundësi tjetër do të ishte pozitive për ju – mos hezitoni ta provoni.

Ndani qëllimet, objektivat dhe ëndrrat së bashku për të arritur në pikat më të larta të suksesit tuaj.

Ju do të jeni më të lumtur kur të jeni duke punuar drejt një qëllimi sesa kur ta keni arritur një qëllim. Sigurohuni që gjithmonë të keni diçka për të parë në horizont drejt të cilit të provoni dhe që ta ndiqni në çift.

Sigurohuni të zbatoni në veten tuaj dhembshurinë, pranimin dhe faljen me partnerin tuaj.

Këto karakteristika do t’ju tregojnë rrugën në një kohë të vështirë. Nëse jeni së bashku për një kohë të konsiderueshme do të ketë humbje, sfida dhe disa probleme ndoshta të herë pas hershme që thjesht nuk mund t’i rregulloni shumë shpejt. Por koha e stuhive është një pjesë e asaj që marrëdhëniet kanë në brendësinë e tyre, prandaj mos u shqetësoni.

Së fundmi, është e domosdoshme të pranoni gabimet tuaja dhe të flisni për to. Ndonëse ego dhe krenaria nuk mendohen dy herë për t’i dhënë fund asaj që keni ndërtuar, mësoni të jeni të hapur ndaj kritikave. Të gjithë gabojnë…askush nuk është perfekt. Të mësuarit të vetes ndaj kuptimit dhe pranimit të gabimeve tuaja ose të partnerit tuaj do ta kthejnë jetën tuaj në kah gjithmonë pozitiv dhe do t’ju japë më shumë kohë për gëzim e lumturi në çift.

Anila Bashllari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0