Frika më e madhe e Wall Street nuk është Covid, por Inflacioni - Business Magazine Albania

Frika më e madhe e Wall Street nuk është Covid, por Inflacioni

Wall Street
~2 minuta lexim

Frika e Coronavirusit tronditi themelet e Wall Street marsin e kaluar, ku pati një rënie prej 3,000 pikësh.

Për herë të parë që nga shkurti 2020, Covid-19 nuk është më frika numër një e  menaxherëve të portofolit, sipas anketës së bërë nga Banka e Amerikës. Përkundrazi, investitorët me përvojë shqetësohen se tani ekonomia mund të rimëkëmbet kaq shpejt sa të mbinxehet.

Inflacioni është rreziku kryesor i vlerësuar nga menaxherët e portofolit të anketuar nga Banka e Amerikës. Shqetësimi i dytë më i zakonshëm janë shitjet e ngushta, të cilat ndodhin kur ka një frikë në tregje për rritjen e vlerës së obligacioneve.

Gjetjet e studimit vënë në dukje se në një vit situata ka ndryshuar në mënyrë. Besimi po rritet për shkak të përdorimit të vaksinave, lehtësimit të kufizimeve të sigurisë shëndetësore dhe mbështetjes së madhe nga qeveria federale.

Lexo: Evropa mbetet pas në garën e rimëkëmbjes ekonomike

“Ndjenja e investitorëve është padyshim e fortë,” sipas ekspertëve të Bankës së Amerikës. Stoqet amerikane u rimëkëmbën shpejt nga pandemia. Dow Jones arriti në 18,592 në 23 Mars, duke e rritur indeksin me 77%.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0