Franca do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok, në telefonat e punës të nënpunësve civilë, tha ministri i Shërbimit Civil Stanislas Guerini.
“Për të garantuar sigurinë kibernetike të administratave dhe nëpunësve tanë civilë, qeveria ka vendosur të ndalojë aplikacionet rekreative si TikTok në telefonat e nënpunësve civilë”, tha ai në një deklaratë.
Ai shtoi se për disa javë, disa nga partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Francës kanë miratuar masa për të kufizuar ose ndaluar shkarkimin dhe instalimin e TikTok nga administratat e tyre.
Guerini tha se aplikacionet rekreative nuk kanë nivele të mjaftueshme të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave në mënyrë që të vendosen në pajisjet e administratave, duke shtuar se ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe se shërbimet qeveritare do të monitorojnë pajtueshmërinë./ Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.