Franca do të hapë baret, restorantet dhe plazhet

Franca do të hapë baret, restorantet dhe plazhet

Franca

Kryeministri francez, Edouard Philippe, njoftoi se vendi tij po kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të masave dhe se zona e Parisit, nuk konsiderohet më një “zonë e kuqe” për përhapjen e koronavirusit.

Philippe shtoi se rreziku ekziston ende për 67 milionë qytetarë francezë dhe pasi të lehtësohen masat, qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçantë të dhënave të autoriteteve shëndetësore.

“Shumica e ngjarjeve sportive do të mbeten të pezulluara deri më 21 qershor, kinematë do të hapen më 22 qershor dhe shteti do të shpejtojë një plan për hapjen e shkollave të mesme në të gjithë vendin”, tha Philippe.

Lexoni: Konfindustria: hapja e ekonomisë e vonuar

“Kufijtë me shtetet europiane do të hapen më 15 qershor”, tha më tej ai. Restorantet, kafenetë dhe plazhet do të jenë të hapura nga 2 qershori. Qasja në plazhe, liqene dhe lumenj do të lejohet plotësisht, tha Z. Philippe.

Më shumë se 28.500 njerëz kanë vdekur në Francë nga efektet e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.  Deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në më shumë se 182,000.

Cili është statusi i Parisit?

“Kryeqyteti tani konsiderohet si një zonë “portokalli” në hartën e rrezikut nga koronavirusi”, tha z. Philippe. Pothuajse të gjitha rajonet e tjera franceze kanë status “të gjelbër”, që do të thotë se kanë lehtësim masash.

Në rajonin e Parisit, lehtësimi i kufizimeve do të jetë më i kujdesshëm, tha z. Philippe. Si rezultat, institucionet e ngrënies dhe pirjes në qytet do të jenë në gjendje t’u shërbejnë klientëve në ambiente të jashtme.

Po për pjesën tjetër të vendit?

Kafenetë, baret dhe restorantet do të rihapen me kufizime nga java e ardhshme. Stafi duhet të veshë maska ​​dhe klientët gjithashtu duhet të mbajnë maska ​​kur lëvizin përreth.

Duhet të ketë një distancë prej një metri midis tavolinave dhe jo më shumë se 10 njerëz mund të ulen në një tryezë.

“Ne jemi në një situatë më të mirë se sa kishim parashikuar,” shtoi ai.

Stafi që punon në spitalet publike dhe shtëpitë e kujdesit në rajonet më të goditura nga COVID-19, do t’ju paguhet një bonus prej 1.500 € dhe Z. Philippe gjithashtu ka premtuar rritje të mëtejshme të pagave, si pjesë e reformave të planifikuara të kujdesit shëndetësor.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0