Fotografitë 180-vjeçare zbulojnë thesaret antike të Romës - Business Magazine Albania

Fotografitë 180-vjeçare zbulojnë thesaret antike të Romës

Një koleksion i rrallë fotografish që mendohet të jenë ndër më të vjetrat e marra ndonjëherë në Romë janë shfaqur për shitje në ankand.

Koleksioni me 78 imazhe datojnë mes viteve 1840 dhe 1860 dhe janë realizuar nga disa prej fotografëve më pionierë të kohës. Në to paraqiten zona historike dhe antike të njohura për turistët sot siç janë Koloseu dhe Shatërvani Trevi. Vendndodhjet ikonike nuk ka ndryshuar në 180 vjet që kur janë bërë dhe fotografitë, duken shumë aktuale.

Mësohet se ato janë grumbulluar për disa vjet nga një çift evropian që mbledh fotografi antike. Tani ata do të shkojnë në një ankand Lempertz të Këlnit në Gjermani. Specialistët atje kanë ofruar një shumë prej  130,000 € (118,000 £).

Ndër fotot  janë disa nga Koloseu të marra si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Gjithashtu një numër kishash, pallate dhe sheshe. Fotografitë janë bërë nga disa prej fotografëve më të hershëm profesionistë, gati një dekadë pasi u shpik fotografia.

MSN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0