"Keiretsu Forum SEE Angels Connect Socials – Eventi i parë mbresëlënës i këtij lloji në rajon! - Business Magazine Albania

“Keiretsu Forum SEE Angels Connect Socials – Eventi i parë mbresëlënës i këtij lloji në rajon!

KFSEE (Keiretsu Forum SouthEast Europe) mbyll një vit fantastik me eventin e tyre të parë “Angels Connect Socials”. Eventi u zhvillua në ambjentet tërheqëse të Soma Slow Food, në Prishtinë, të Mërkurën, më 20 Dhjetor, duke shënuar një moment të veçantë festimi për komunitetin e engjëjve të investitorëve dhe startup-eve të Evropës Juglindore (EJL) dhe Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL).

Takimi nuk ishte thjesht një ngjarje zakonshme; ishte një konvergjencë mendjesh, aspiratash dhe një festë kolektive e inovacionit brenda peizazhit sipërmarrës. Investitorët engjëj, akseleratorët, partnerët dhe themeluesit aktiv të startup-eve nga rajoni, e gjetën veten duke ndërvepruar midis aktorëve të ekosistemit përtej kufijve konvencionalë të rrjetëzmit, duke nxitur një mjedis të favorshëm për ide dhe bashkëpunim. Aktiviteti u bë edhe më i veçantë nga mbështetja bujare e BKT Kosova, me të cilën KFSEE ka një partneritet zyrtar per mbështetjen e Startup-ve që do të nis gjatë vitit të ardhshëm.

Festa e organizuar pas eventit kryesor, një moment kryesor i natës, , siguruoi që ngjarja të mos ishte vetëm e frytshme në aspektin e bashkëpunimit, por edhe një përvojë e paharrueshme.

Ndërsa Angels Connect Socials përfundoi, eventi përmbushi pritshmëritë si një pikë konvergjence për inovacionin dhe partneritetin duke ofruar nje mundësi fantastike për rrjetëzim. Ky takim i parë, një reflektim i një viti të suksesshëm për KFSEE, tregoi edhe njëherë përkushtimin e organizatës për të mbështetur dhe ushqyer shpirtin sipërmarrës në rajon.

Gjatë gjithë këtij viti, Forumi Keiretsu Evropa Juglindore është krenuar me organizimin e ngjarjeve të mëposhtme:

  • KFSEE Investor Pitch Day në Tiranë – mbajtur më 23 maj 2023
  • KFSEE Investor Pitch Day në Shkup – mbajtur më 6 tetor 2023
  • Trajnimi për Investitorët Engjëll KFSEE – mbajtur më 7 nëntor 2023

  Lexo edhe:Gara” e fintech, Banka e Shqipërisë licencon edhe BKT Pay

Përveç kësaj, KFSEE ka festuar disa momente të rëndësishme këtë vit:

  • Përvjetori i parë i “investimit në të ardhmen” – mbajtur në qershor.
  • Momentit historik i mbledhjes së 1 milion eurove të para për startup-et përmes investitorëve të KFSEE.
  • Një partneritet i rëndësishëm me BKT Kosovë, duke përfshirë angazhimin e bankës për financimin e startup-eve me një shumë deri në 1 milion euro.Po ashtu, 1 milion euro të tjera, të menaxhuara nga KFSEE, do t’i dedikohen investimeve në startup-e, dhe një fond i ri investimi do të krijohet nga BKT Kosovë.

Ndërsa sipari bie mbi këtë ngjarje të jashtëzakonshme, KFSEE ka qëllim ta çoj vrullin e aktiviteteve të saj dhe impaktin rajonal akoma më përpara.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0