Forumi i Përbashkët i Prodhuesve: Të promovojmë produktet "Made in Albania" - Business Magazine Albania

Forumi i Përbashkët i Prodhuesve: Të promovojmë produktet “Made in Albania”


Ministra nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të dhomave të tregtisë së tre vendeve, sipërmarrës shqiptare, u bashkuan ditën e shtunë në Shëngjin në takimin e Forumit të Prodhuesve shqiptare, – forum që ka si qëllim të promovojë prodhimet dhe produktet në trojet shqiptare, të krijojë ura lidhëse mes sipërmarrësve, të ndikojë pë të rrëzuar barrierat tregtare mes tre vendeve, për të funksionuar si një treg i përbashkët.

Në këtë takim merrte pjesë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës znj. Hykmete Bajrami si dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë z. Driton Kuci.

Shoqata e Prodhuesve shqiptare, Klubi i prodhuesve të Kosovës dhe Oda Ekonomisë e Maqedonisë Veripërëndimore, janë angazhuar së bashku duke krijuar “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve”, për një ekonomi të fortë të trevave shqipfolëse. Në këtë takim u zgjodh dhe kryetari i parë i këtij forumi z. Nagip Fejzi nga Gostivari, një ndër prodhuesit e sukesshëm shqiptarë dhe siç quhet ambasador i prodhimeve shqiptare në rajon e në botë.

Duke përshëndetur idenë e këtij forumi, Ministrja Ekonomi në fjalën e saj tha se Qeveria po përpiqet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar punën e biznesit në vend, për të eleminuar barrierat tregtare të panevojshme duke dëgjuar zërin e biznesit. Gjithashtu përmes panaireve të përbashkëta si ai i 28 Nëntorit jemi munduar të komunikojmë te qytetari mesazhin Bli Shqip, Konsumo Shqip. Ajo tha se ky forum do të jetë një pikë e mirë reference për të dëgjuar më shumë rreth problemeve tregtare që hasin prodhuesit e tre vendeve dhe t’i adresojmë ato. Ajo tha se procesi i Berlinit kërkon pikërisht krijmin e një tregu të përbashkët (single market) në Ballkanin perëndimor dhe për të arritur këtë ne duhet të funkionojmë më mirë mes nesh në trevat shqipfolëse.

Ministrja e Kosovës znj Bajrami gjithshtu foli për përpjekjet që ka bërë qeveria e Kosovës për të lehtësuar barrirat tregtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ajo tha pavarësisht se po adresohen problematikat e ardhura nga biznesi, përsëri ka ende ka barriera që dalin rruges dhe kërkojnë zgjidhje. Ajo përmendi dhe paketën e fundit të masave fiskale në ndihmë të biznesit nga Ministria e Financave që priten të miratohen brenda një jave. Znj Bajrami tha se paketa nisi fillimisht me 7 masa dhe tashmë janë 22 masa lehtësuese që do miratohen së shpejti në ndihmë të biznesit. Prodhojmë produkte të mira, por s’kemi patur organizime të tilla si ky. Ndaj duhet ta stimulojmë punën e tij dhe të kemi një zë të vetëm të prodhuesve mbarë shqiptarë.

Ministri i Maqedonisë, z. Kuci u shpreh se ka në fakt problematika që shfaqen mes shkëmbimeve tregtare shqiptare e maqedonase kryesisht për produktet bujqësore dhe kemi diskutuar me Ministren Ekonomi dhe Panariti për t’i lehtësuar barrierat në këtë drejtim. Ai tha se vertet Maqedonia ka disa probleme politike për momentin, por vullneti për të zgjidhur problemet e biznesit nuk mungon. Ai kërkoi që të gjitha çështjet që do dalin nga ky forum duhet t’i dërgohen për zgjidhje qeverive respektive dhe kështu të adresohen më mirë.

Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë së tre vendeve shtruan disa probleme të ngutshme që duhet të zgjidhen për të nxitur tregtinë e produkteve shqiptare mes tre vendeve, si: heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, liberalizimin e kufirit doganor, heqjen e tarifës së skanimit doganor, njohja e faturës së TVSH së Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, dhënia e pasaportave me dyshtetësi për sipërmarrësit kosovarë, krijimin e paketave promocionale për të krijuar besim të konsumatori shqiptar duke kërkuar që dhe sipërmarrja të plotësojë standarde të larta të prodhimit të produkteve.

Takimi u mbyll me bindjen se ky forum do jetë një zë i fuqishëm për të ndikuar te tre qeveritë që të lehtësohet biznesi dhe shkëmbimi tregtar mes tre vendeve. “Herë tjetër kur të ulemi në tryeza të tilla duhet që në tavolinat tona të kemi vetëm produkte shqiptare”, tha kreu i forumit z Nagip Fejzi.  Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk duhet të kenë më retirokë, por axhendë të saktë se ku duhet të shkojnë së bashku për të garantuar që produktet shqiptare të dominojnë në të gjitha trevat shqiptare në rajon, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

burimi: ekonomia.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0