Forumi i 20 Ndërkombëtar Ekonomik në Rusi, merr pjesë ministri Gjiknuri - Business Magazine Albania

Forumi i 20 Ndërkombëtar Ekonomik në Rusi, merr pjesë ministri Gjiknuri


Në Shën Petërburg të Rusisë po mbahet Forumi i 20 Ndërkombëtar Ekonomik ku po merr pjesë edhe ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri, gjatë punimeve të Forumit, u takua me ministrin e Energjisë së Rusisë, Alexander Novak, personalitete të tjera të fushës së energjisë dhe drejtues të kompanive botërore të naftës e gazit.

Gjiknuri u ndal tek situata globale në fushën energjetike dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike. Dy ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e pritshme në fushën e energjisë, kryesisht tek nafta e gazi dhe politika diversifikuese që po ndjek Evropa, duke patur si pjesë të saj tanimë edhe Shqipërinë.

Që nga viti 2006 Forumi zhvillohet nën kujdesin dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Pjesë e Forumit ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Italisë Mateo Renzi, ish-Kryeministri i Francës Nicolas Sarkozy etj. Të pranishëm në diskutime ishin edhe përfaqësues të kompanive prestigjioze botërore në naftë e gaz si Eni, Total, BP, Gazprom, Lukoil, Global Oil.

Çdo vit, ky Forum mbledh mbi 10 000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu krerët e shteteve dhe qeverive, drejtorët e kompanive të mëdha, ekspertë dhe personalitete të shkencës, shoqërisë civile dhe medias.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0