Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e 17-të, ku flet për Rreziqet Globale. Sipas raportit, këtë vit pritet të vihet re pabarazia e vaksinave dhe një pabarazi në rimëkëmbjen ekonomike.
Gjithashtu, në raport citohen 5 risqet kryesore që cënojnë Shqipërinë këtë vit:
- Luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore
- Dëmtimi i mjedisit nga dora e njeriut
- Mangësi në masat e sigurisë kibernetike
- Kriza e borxhit
- Sëmundje infektive
Sipas raportit, nga 2024, ekonomitë në zhvillim (me përjashtim të Kinës) do të shohin një rënie 5.5% nën PBB-në e pritur para pandemisë, ndërkohë që ekonomitë e zhvilluara do ta kenë tejkaluar me 0.9%, duke zgjeruar kështu hendekun global të të ardhurave.
Divergjenca globale do të krijojë tensione, brenda dhe përtej kufijve, që rrezikojnë të përkeqësojnë ndikimet në kurbën e një pandemie që vijon dhe duke e komplikuar koordinimin e nevojshëm për të trajtuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë forcimin e veprimit klimatik, përmirësimin e sigurisë digjitale, rivendosjen e prioriteteve për përmirësimin social të jetesës etj.
Raporti i Rreziqeve Globale të Forumit Ekonomik Botëror 2022 paraqet rezultatet e Anketës më të fundit të Perceptimit të Rreziqeve Globale, e ndjekur nga analiza e rreziqeve kryesore që rrjedhin nga tensionet aktuale ekonomike, shoqërore, mjedisore dhe teknologjike.
Lexo edhe: Shqipëria jashtë listës së vendeve të rrezikuara nga virusi Corona
Sipas Raportit të Rrezikut Global të Forumit Ekonomik Botëror 2022 globalisht:
- Rreziqet kryesore janë kriza klimatike, rritja e ndarjeve sociale, rritja e rreziqeve kibernetike dhe një rimëkëmbje e pabarabartë globale, ndërsa pandemia vazhdon.
- Sondazhi global i ekspertëve të rrezikut zbulon se vetëm 1 në 6 janë optimistë dhe 1 në 10 besojnë se rimëkëmbja globale do të përshpejtohet.
- Për të zgjidhur këto çështje sistemike, udhëheqësit globalë duhet të mblidhen dhe të miratojnë një përgjigje të koordinuar, me shumë palë, për të siguruar një rimëkëmbje të barabartë globale.
- Rreziqet klimatike dominojnë shqetësimet globale teksa bota hyn në vitin e 3-të të pandemisë. Sipas Raportit të Rreziqeve Globale 2022, rreziqet kryesore afatshkurtra dhe afatgjata janë, përkatësisht: Dështimi i veprimit ndaj motit ekstrem dhe ndryshimeve të klimës.
- Ndarjet shoqërore, krizat e jetesës dhe përkeqësimi i shëndetit mendor janë ndër rreziqet që janë përkeqësuar më shumë që nga fillimi i pandemisë dhe mbeten shqetësime të menjëhershme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto