Forumi Ekonomik Botëror ngre alarm për biznesin si pasojë e emigrimit të shqiptarëve

Forumi Ekonomik Botëror ngre alarm për biznesin si pasojë e emigrimit të shqiptarëve


Eksodi masiv i popullatës gjatë vitit të kaluar ka alarmuar bizneset shqiptare, të cilat tani e konsiderojnë emigrimin masiv si riskun kryesor të ekonomisë. Përfundimi vjen nga raporti i rreziqeve globale për vitin 2016 që publikohet nga forumi ekonomik botëror i Davosit.

Sipas raportit, i cili hartohet duke pyetur direkt ndërmarrjet, mbi 78 për qind e bizneseve në shqipëri kanë vënë emigrimin masiv të detyruar si rrezikun kryesor për të bërë biznes në Shqipëri.

Shqipëria u përball me një eksod të shtuar vitin e kaluar, ku dhjetëra mijë shqiptarë u larguan nga vendi për të kërkuar azil në vendet perëndimore. Kjo duket se ka prekur bizneset, të cilat i druhen largimit të forcës puntore por edhe rënies së ekonomisë, pasi largimi masiv i individëve rrudh konsumin dhe ekonominë.

Sipas raportit në vendin e dytë si rreziku kryesor i të bërit biznes në Shqipëri është një krizë e mundshme fiskale. Rreth 65 për qind e ndërmarrjeve në shqipëri i druhen rrezikut të një krize buxhetore cka përvecse do të godiste ekonominë do të conte në masa të jashtëzakonshme si rritja e fortë e taksave.

Ndërsa rreziku i tretë më i lartë nga bizneset në Shqipëri janë konsideruar luahtjet e forta në çmimin e energjisë si në rënie ashtu dhe në rritje. Lista e pesë rreziqeve të para të biznesit pasohet nga papunësia e lartë dhe dështimi i ndonjë mekanizmi apo institucioni financiar.

Raporti global i rreziqeve është dokumenti kryesor i cili përvijon hartën e risqeve në botë. Për vitin 2016, rreziku më i madh për të bërë biznes në shkallë botërore është cilësuar papunësia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditet goditjet në çmimin e energjisë dhe krizat fiskale.

Sipas forumit ekonomik botëror raporti është hartuar duke pyetur mbi 13 mijë drejtues biznesesh nga 140 vende të botës gjatë periudhës shkurt qershor të vitit 2015 dhe për hartimin e këtij raporti kanë punuar mbi 750 ekspertë.

/Top-Cahnnel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0