Formimi profesional, rritja e interesit në shkollat e mesme nuk mjafton - Business Magazine Albania

Formimi profesional, rritja e interesit në shkollat e mesme nuk mjafton

Nevoja për më shumë profesionistë u theksua në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Mundësitë që ofron tregu kanë nxitur regjistrimet në shkollat profesionale për vitin akademik 2023-2024, duke e rritur numrin e tyre me 11% krahasuar me një vit më pare. Kjo e fundit u theksua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij gjatë konferencës.

Hoteleri-Turizëm është dega më e preferuar, e ndjekur nga Teknologjia e Informacionit. Ministri tha se janë punësuar 60% e nxënësve të diplomuar.

Ai theksoi se “Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor për vitin 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më pare”.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizëm, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar.

Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimi profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë.

Megjithatë, sipërmarrjet shqetësohen për mungesën e fuqisë punëtore. Për më tepër, kostot e rritura kanë bërëe që të ulen shpenzimet për trajnimin dhe shpërblimin e stafit.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, bizneset në të gjithë vendin i ulën shpenzimet për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve me rreth 20% në krahasim me vitin 2021.

INSTAT thekson se bizneset shpenzuan 1,7 miliardë lekë për trajnime dhe shpërblime gjatë 2022, nga rreth 2,2 miliardë lekë të shpenzuara në 2021. Kjo shumë përkon mesatarisht me 0.05% të xhiros vjetore.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjate eventit se nevojitet kualifikimi i duhur i punonjësve për t’ju përshtatur industrisë së turizmit, duke theksuar se Shqipëria duhet të përgatitet për t’iu përgjigjur kërkesës së lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0