Formimi profesional, hapen mundësitë për sipërmarrjet - Business Magazine Albania

Formimi profesional, hapen mundësitë për sipërmarrjet

Qeveria ka lehtësuar kriteret për bizneset që duan të investojnë në ofrimin e kurseve profesionale.

Vendimi i mbledhjes së qeverisë, për “përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional” parashikon se, nisma për hapjen e këtyre qendrave, përpos institucioneve publike në vend, mund të ndërmerret edhe nga partnerë socialë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Propozimi për hapjen e ofruesit publik të arsimit profesional, shkollë e mesme profesionale, si dhe qendër shumëfunksionale, paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse për AFP-në, të paktën, një vit përpara fillimit të vitit shkollor, kur kërkohet ndërtesë e re dhe 3 (tre) muaj kur ka godinë.

Sipas vendimit, ndërtesa dhe mjediset e saj duhet të plotësojnë kushtet për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ndërtesa e shkollës/qendrës, reparteve të praktikës profesionale dhe mjediset e saj plotësojnë standardet, sipas legjislacionit në fuqi; duhet të sigurohen, sipas legjislacionit në fuqi,  furnizim me ujë; ngrohje; furnizim me energji elektrike; Të kenë infrastrukturë didaktike e përshtatshme që plotëson standardet, sipas legjislacionit në fuqi; Standardet që lidhen me kurrikulën mësimore të arsimit dhe formimit profesional dhe standardet e kurrikulës mësimore të arsimit të përgjithshëm, që u ofrohet nxënësve në institucionet publike që ofrojnë arsim të mesëm profesional rregullohen sipas legjislacionit në fuqi, të miratuara nga ministritë përkatëse, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të tyre.

Lexo: Pse teknologjia nuk po na rrit produktivitetin?

Nëse nuk përmbushin qëllimin për të cilin janë krijuar, nuk sigurojnë ofertë të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës, nëse frekuentimi/regjistrimet janë i ulët/të ulëta (në rënie) për tri vite radhazi dhe nuk justifikon mbajtjen e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0