Ford po bëhet gati të prezantojë makinën e saj të parë elektrike - Business Magazine Albania

Ford po bëhet gati të prezantojë makinën e saj të parë elektrike

Shefi i divizionit të Ford EV në Evropë, Martin Sander, postoi një video të shkurtër  në Twitter, ku shihet shefi i projektimit Amko Leenarts. Leenarts është filmuar në mes të bisedës dhe më pas heq kapakët duke treguar vetëm pak nga modeli i ardhshëm që do të prezantohet.

Data e zbulimit është konfirmuar si 21 Mars, ndërs kompania ka fillaur marketingun duke shfaqur imazhe nga modeli i ri.

Crossoveri i ri EV bazohet në platformën MEB që është shpikur dhe patentuar nga Volkswagen dhe pritet të jetë i ngjashëm në përmasa me VW ID.4, megjithëse forma do të jetë shumë më aventureske.

Ford pretendon se makina e re elektrike do të jetë “rebele dhe pa kompromis – një SUV i ri-imagjinuar për epokën e makinave elektrike”.

Ford do të ketë një zgjedhje midis dy baterive me kapacitet 55 kWh ose 77 kWh.

Sa i përket kilometrave që mund të përshkojë nuk do të jetë revolucionare, por nuk do të jetë as e tmerrshme – versionet RWD me një motor të vetëm të ID.4 marrin vlerësimin EPA prej mbi 400 km që është më se e mjaftueshme për shumicën e njerëzve. Do të jetë interesante të shihet pjesa e brendshme dhe nëse Ford përdor softuerin e VW-së ose të tijin – kjo mund të jetë një pengesë për shumë njerëz.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0