Ford do të shesë vetëm dy lloje makinash në Amerikë - Business Magazine Albania

Ford do të shesë vetëm dy lloje makinash në Amerikë


Ford bëri të ditur pak kohë më parë se do të fokusohet vetëm në dy zona. E para, kamionçina dhe SUV, të cilat sjellin shumë të ardhura. Dhe tjetra investimi në krijim e një sistemi për makinat e vogla dhe shërbimet e reja të transportit si ride-sharing.

Kompania e bëri të ditur këtë teksa lajmëroi pak ditë më parë se do të “braktisë” të gjitha makinat sedan apo hatchback për tregun e Amerikës së Veriut.

Në mbledhjen për të ardhurat e 3 mujorit të parë, CEO i Ford, Jim Hackett, tha se kompania do të ofrojë vetëm Mustang dhe Focus (për t’iu përafruar SUV) në një të ardhme të afërt, pasi cikli i prodhimit aktual nuk po duket edhe aq rezultativ. Kjo vret automatikisht Fiesta dhe Fusion, ndërkohë që ”Focus” i ri pritet të vijë së shpejti. Ky i fundit, me shumë mundësi do të prodhohet në Kinë. Turus dhe Focus aktual, pritet të mbyllin prodhimin këtë vit.

Ford gjithashtu duhet t’u kushtojë rëndësi edhe shpenzimeve për karburant të makinave. Hackett konfirmoi se 2020 Ford Bronco, do të ndajë pjesë me kamionçinën “Ranger” të vitit 2019. Gjithashtu, mund të ofrohet edhe me motorrë hibrid. Bronco, pritet të ketë konkurentë të saj Jeep Wrangler dhe Toyota 4Runner. Jeep shtoi një mild hybrid system 48-volt tek Wrangler i vitit 2018. Ndërkohë, është e paqartë nëse Bronco do të jetë e njëjtë apo Plug-In Hybrid.

Ndërkohë, versione hibride të F-150, Escape, Explorer dhe Mustang janë lajmëruar më parë.

Me kompaninë që del nga biznesi humbës i makinave sedan, kompania tashmë mund të ketë hapësirë të investojë në teknologji të reja. Ajo ka bërë aktualisht disa investime, ku përfshihet edhe një koncep për “smart city”.

Ford raportoi $1.7 miliardë të ardhura në 3 mujorin e parë të vitit 2018. Një rritje me 9% kjo nga 1 vit më parë.

Burimi: The Verge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0