Rajonal i Sfidave(RCF) ka hapur zytarisht Thirrjen e Katërt për Shprehje Interesi, duke ftuar konsorciumet e ofrimit të trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjet nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor për të aplikuar për fonde me synim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve në rajon.
Institutet e Trajnimit Profesional, në bashkëpunim me një minimum prej tre sipërmarrjesh janë të inkurajuar të dorëzojnë aplikimet e tyre për shprehje interesi deri më 6 qershor, 2025, në 23:59. Aplikantët e suksesshëm do të fitojnë akses në fonde të rëndësishme për të mbështetur investimet në pajisje moderne, zhvillimin e infrastrukturës dhe programet e trajnimit bashkëpunues të bazuara mbi mësimin në vendin e punës.
“RCF fuqizon ofruesit e trajnimeve për të pajisur punëtorët me aftësitë që i nevojiten bizneseve – një kontribut me përfitime afatgjata për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, theksoi David Piegazki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF).
44 Milion euro të Mobilizuara tashmë për Zhvillimin e Aftësive në të gjithë Rajonin
Që nga lançimi, RCF ka tërhequr mbi 450 aplikantë dhe mbështetur 99 projekte me përafërsisht 44 milion euro të investuara në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Fondi është aprovuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), e cila ofron 64.43 milion euro, me një shtesë prej 10 milion eurosh të bashkëfinancuara nga Qeveria Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Banka Gjermane e Zhvillimit KfW administron fondet, ndërsa Forumi I Investimeve të Dhomave WB6 (WB6-CIF) është i angazhuar me zbatimin e programit.
Lexo edhe:Japonia kalon në javë pune me katër ditë për të nxitur lindjet – por a mjafton kjo?
Instrumentat e rinj për shkëmbimin e njohurive: Lançohet platforma Net4VET
Thirrja e 4-t u lançua gjatë eventit “Shkëmbimi Rajonal i Njohurive të Fondit Rajonal të Sfidave: Fuqizimi i Zhvillimit të Aftësive për Transformimin e Biznesit”, mbajtur online më 7 prill 2025.
Përveç njoftimit mbi thirrjen e re, RCF prezantoi Net4VET – një platformë e dedikuar për shkëmbimin e njohurive online e krijuar për të lidhur bizneset, ofruesit e arsimit profesional dhe palët e tjera të interesuara.
“Jemi të lumtur të prezantojmë Net4VET – një hapësirë e dedikuar për të përshpejtuar shkëmbimin e praktikave model, historive të suksesit dhe inovacionet e modeleve të trajnimit në mbarë rajonin”, tha Frieder Woehrmann, udhëheqës i Njësisë së Menaxhimit të Fondit në RCF.
Aplikantët e mundshëm inkurajohen të eksplorojnë Net4VET për të mësuar nga projektet të cilave u janë akorduar grantet, për të eksploruarmodele inovative bashkëpunimi si dhe për të aksesuar burimet e nevojshme që lidhen me arsimin profesional dhe trajnimin dhe mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Si të aplikoni
Konsorciumet e ofruesve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve mund të gjejnë informacion të detajuar mbi kriteret e pranueshmërisë, procedurat e aplikimit dhe udhëzimet për dorëzimin e aplikimevekëtu. Kalendari i plotë i sesioneve të ardhshme informatuese online përtë gjitha vendet e BP6 – duke përfshirë link-et e regjistrimit është i disponueshëm këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto