FMN zbardh 5 rreziqet kryesore fiskale, te anulohet heqja e taksave per biznesin e vogel - Business Magazine Albania

FMN zbardh 5 rreziqet kryesore fiskale, te anulohet heqja e taksave per biznesin e vogel


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka klasifikuar si 5 rreziqet kryesore fiskale, llogaritë e paqarta të investimeve publike, kompensimin e ish/pronarëve,  grumbullimin e dobët te të ardhurave, reformën e qeverisjes lokale dhe rrezikun e rikrijimit trishtaz të detyrimeve të prapambetura.

Në rishikimin e pestë dhe të gjashtë të Marrëveshjes me Shqipërinë, Fondi i ka dhëne edhe sugjerimet përkatëse për minimizimin e rreziqeve.

Performanca e dobët të ardhurave
Një njësi e dedikuar të ardhurave është ngritur në nivel qendror. Ministria e Financave (MF) dhe një komitet drejtues nga Zyra e Kryeministrit jane duke u munduar për të kordinuar tatimet me doganat. Autoritetet janë zotuar për të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme, me qëllim përmbushjen e objektivit te bilancit primar për vitin 2016. Fondi ka deklaruar se përjashtimi i bizneseve të vogla nga taksat cënon strategjinë e qeverisë për konsolidimin gradual që bazohet në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe duhet anuluar.

Reforma e qeverisjes lokale
Autoritetet janë duke ndjekur një strategji të  decentralizimit fiskal, e cila përfshin bartjen e funksioneve të caktuara në fushat e shëndetësisë dhe arsimit dhe transferimin e personelit për këto shërbime. Nga zgjedhjet lokale në mes të 2015, një numër i madh i komunave dhe bashkive janë konsoliduar në 61 njësi të qeverisjes vendore. Autoritetet janë duke audituar njësitë e reja dhe do të fillojnë përgatitjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes vendore. Eshtë duke u shikuar kuadri ligjor për financat publike lokale, me ndihmën e USAID-it dhe Bankës Botërore.

Kërkesa për kompensim e ish- pronarëve
Parlamenti miratoi një ligj në dhjetor të vitit 2015, i cili parashikon kompensim për të gjithë pronarët e pronave shpronësuar nga regjimi komunist për një periudhë prej 10 vjetësh. Fatura nga Gjykata Nderkombetare per kosmpensimin e kesaj shtrese eshte me rerzik per stabilitetin fiskal.

Shpenzimet kapitale
Angazhimet për projektet ekzistuese të infrastrukturës po vazhdojnë të tejkalojnë mundësinë për financim te qeverise në kuadrin afatmesëm. Autoritetet janë angazhuar për të trajtuar partneritetet publike-private për projektet e infrastrukturës, shpjegon Fondi.

Pastrimi i borxheve
Procesi i pastrimit të detyrimeve të para 2014 ka përfunduar në fund të vitit 2015, një vit përpara afatit. Por autoritetet do të vazhdojnë të publikojnë studimin e rregullt të detyrimeve të prapambetura të reja (SB), dhe do të zgjerojë mbulimin e tyre, referohet ne raportin e FMN. Qeveria do të ndryshojë deri në masr 2016  Ligjin e buxhetit për të përfshirë kufijtë shumëvjecarë për borxhin

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0