FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike. Inflacioni i lartë deri në 2028-ën - Business Magazine Albania

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike. Inflacioni i lartë deri në 2028-ën

Ekonomia shqiptare për 2023 do rritet me ritme më të vogla se sa ishte parashikuar. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023. Nga 2.5% që ishte pritshmëria në raportin e tetorit, në pasqyrën e fundit ekonomike globale, të publikuar Fondi vlerëson se ekonomia e vendit do të rritet me 2.2 %.

Ekonomia vendase sipas Raportit pritet të përshpejtohet në 3.3% në vitin 2024 dhe parashikohet të bëhet përafërsisht në këto nivele deri në 2028-n, kur pritet të zgjerohet me 3.4%, pak a shumë në të njëjtat nivele me pritshmëritë në raportin e Tetorit.

Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023, me përkatësisht 3.5 dhe 3.2%. Serbia dhe Bosnje Hercegovina do të zgjerohen me 2%, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pritshmëritë janë mjaft pesimiste, me një rritje vetëm 1.4%.

Lexo edhe: Agjencia ndërkombëtare Moody’s vlerëson perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare

Për Shqipërinë, FMN parashikon që inflacioni të vijojë të mbetet i lartë edhe në vitin 2023, me një mesatare prej 5%, nga 6.7% që ishte mesatarja në vitin 2022. Inflacioni do të ulet në vitet në vijim, por sërish do mbetet i lartë, pasi për të zbritur në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë, fondi parashikon vetëm në vitin 2028.

FMN thotë në raportin global se rritja anemike, që është e pranishme në të gjithë globin lidhet me shtrëngimin e politikës monetare me synim rënien e inflacionit, që ka përkeqësuar kushtet financiare. Edhe inflacioni, ndonëse në ulje, po ngadalësohet më pak sesa pritej. Rreziqet në të ardhmen janë shtuar, pasi stresi i sistemit financiar mund të përhapet, duke dobësuar ekonominë reale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0